Flash

Cristiano Ronaldo, arsyeja e vërtetë e mungesës e bujshme: Al Nassr nuk po e paguan

Lapsi.al 7 February 2026
Cristiano Ronaldo, arsyeja e vërtetë e mungesës e bujshme: Al

Një ditë pas ditëlindjes së tij të 41-të, Cristiano Ronaldo vazhdon “grevën” e tij surreale në Arabinë Saudite: kampioni portugez nuk u paraqit as në ndeshjen e sotme të Al Nassr kundër Al Ittihad (fitore 2-0), pasi kishte bojkotuar edhe takimin e mëparshëm të fituar ndaj Al Riyadh. Skuadra e tij është rikthyer në një pikë diferencë nga Al Hilal i Simone Inzaghi-t, pra është më shumë se kurrë në garë për një titull që do të ishte i pari për Ronaldon që nga ardhja e tij te Al Nassr në fillim të vitit 2023, por nuk ka asgjë që ta lëkundë bomberin nga Madeira nga pozicioni që ka marrë prej gati një jave.

Pse Cristiano Ronaldo nuk po luan te Al Nassr: çështje pagash të papaguara

Në fakt, diçka ka: është e përditshmja portugeze “A Bola”, shumë e informuar për çështjet që lidhen me CR7, që zbulon prapaskenën tronditëse. Pas qëndrimit të ashpër të Ronaldos nuk qëndron vetëm merkatoja e fundit shumë e varfër e Al Nassr, krahasuar me rivalët e Al Hilal që afruan Karim Benzema-n (i cili shënoi menjëherë një tripletë me fanellën e re), por një sjellje edhe më e rëndë nga ana e pronësisë së klubit të Riadit: mos-pagesa e rrogave. Diçka që duket e pabesueshme, duke marrë parasysh pasurinë e punëdhënësve të tij.

Pra, prekini Ronaldos çfarë të doni, por jo transfertën bankare që duhet t’i vijë me përpikëri çdo muaj në llogari. Bëhet fjalë për shifra jashtë çdo logjike të zakonshme: pak më pak se 20 milionë euro… në muaj, për një total mbi 200 milionë në sezon.

Cristiano Ronaldo vazhdon grevën te Al Nassr

Kështu, Ronaldo ka vendosur të mos zbresë në fushë të premten kundër Al Ittihad: do ta kishte bërë – shpjegon “A Bola” – “nëse do t’i ishte paguar rroga e prapambetur nga klubi saudit”, por meqë deri tani asgjë nuk ka ndryshuar, ish-lojtari i Juventusit dhe Realit do të vazhdojë të protestojë dhe të mos luajë.

Cristiano ka kuptuar se nuk ka pasur asnjë ndryshim në qëndrimin ndaj tij nga fondi PIF (që zotëron shumicën e aksioneve si të Al Nassr ashtu edhe të Al Hilal), aq sa, përveç mungesës së investimeve në merkato, vazhdojnë të verifikohen vonesa të mëdha në pagesën e rrogave për lojtarët, stafin dhe punonjësit e klubit.

Situata është shumë më serioze nga sa ishte kuptuar deri tani: Ronaldo do të presë që situata të zgjidhet përpara se të rikthehet të luajë. Përndryshe do të qëndrojë në shtëpi. Në fund të fundit, edhe pa transfertën bankare, diçka mënjanë e ka…

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI