Flash

City e kërkon, Guardiola shkon te Tonali pas ndeshjes me Newcastle: çfarë i tha

Lapsi.al 5 February 2026
City e kërkon, Guardiola shkon te Tonali pas ndeshjes me Newcastle:
Të mërkurën në mbrëmje Manchester City mposhti edhe në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Ligës Newcastle (3-1 në Etihad Stadium, pasi kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë jashtë fushe) dhe u kualifikua për finalen ku do të përballet me Arsenal, që një ditë më parë kishte eliminuar Chelsea. Në fund të ndeshjes së djeshme, kamerat fokusuan një sjellje të veçantë të teknikut Pep Guardiola: spanjolli hyri në fushë duke u drejtuar menjëherë nga Sandro Tonali, shtylla e mesfushës së skuadrës së Eddie Howe, duke zhvilluar me të një bisedë jo të shkurtër.

Çfarë biseduan Guardiola e Tonali në fund të City–Newcastle

Katalanasi nuk u nda nga Tonali as kur ish-lojtari i Milanit u drejtua nga sektori i tifozëve të Newcastle për t’i përshëndetur: e shoqëroi duke vazhduar t’i fliste. Por çfarë? Natyrisht, shumëkush mendoi për prapaskena merkatoje, duke qenë se një trajner që e koncepton futbollin si Guardiola nuk mund të mos vlerësojë një mesfushor si ai nga Lodi. Në orët e fundit të merkatos dimërore kishin shpërthyer zëra për një transferim “last minute” të italianit Tonali tek Arsenal, për shkak të dëmtimit të Merino, zëra që u hodhën poshtë me bezdi nga Newcastle, si edhe u përgënjeshtruan nga agjenti Riso (por vetëm për janarin, “do të bëhet një vlerësim për Sandron rreth marsit, por vetëm nëse Newcastle vendos të hapë dyert”).

Shpjegimi i dhënë nga Guardiola

Pyetja për këtë temë ishte e pashmangshme për Guardiolën pas ndeshjes dhe tekniku i Tripletës 2023 nuk iu shmang, por vetëm në dukje, pasi përgjigjja e tij në fakt nuk specifikoi përmbajtjen e bisedës së këndshme, por dha një kontekst të përgjithshëm njohjesh të përbashkëta. “Çfarë i thashë Italishtja ime është perfekte, ja pse arrij të komunikoj me të – e nisi Pep – Dhe kemi një mik të jashtëzakonshëm të përbashkët nga Brescia, Edoardo Piovani (figurë historike e futbollit të Brescias, për 27 vite team manager i klubit, shën. red.). Gjithashtu njoh babain e tij prej kohësh dhe sa herë që jemi takuar kemi folur për përvojën e tij në Milano, për tifozët dhe për sa i lumtur është në Newcastle. Është vërtet një lojtar i nivelit të lartë… një lojtar i nivelit të lartë!”

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI