Flash

Garcia del nga fusha për të përqafuar Araujo me topin në dorë: gafë e pabesueshme

Lapsi.al 4 February 2026
Garcia del nga fusha për të përqafuar Araujo me topin në
Gëzimi për kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit u shoqërua edhe me kthimin në “normalitet” të Ronald Araujo. Barcelona festoi rikthimin titullar të mbrojtësit pas katër muajsh mungesë për problemet e njohura të shëndetit mendor. Por dëshira për ta përgëzuar shokun i kushtoi shtrenjtë portierit Joan Garcia.

Çfarë ndodhi në Kupën e Mbretit?

Në fundin e pjesës së parë ndaj Albacete, Araujo mbrojti në mënyrë perfekte një top të gjatë, duke i hapur rrugë daljes së portierit që e bllokoi topin. Garcia, me topin nën sqetull, kaloi vijën fundore për të përgëzuar mbrojtësin, pa e kuptuar se topi ishte ende në lojë. Arbitri Martínez Munuera akordoi këndore për kundërshtarët. Garcia mbeti i shtangur, por vendimi nuk ndryshoi. Fatmirësisht për Barcelonën, këndorja nuk solli pasoja. Pas ndeshjes, Garcia u shpreh: “Jemi shumë të lumtur për Araujo. Që nga rikthimi, ka punuar fort dhe tregoi dëshirë të madhe. Donim që të niste dhe të bënte një ndeshje të madhe, dhe e bëri, madje me gol”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI