Flash

Arbitri Kasier i bën propozimin partnerit në fushë, por është i kërkuar nga drejtësia

Lapsi.al 4 February 2026
Arbitri Kasier i bën propozimin partnerit në fushë, por

Janë bërë virale pamjet e propozimit për martesë të arbitrit amator Pascal Kaiser ndaj partnerit të tij Moritz para ndeshjes së Bundesligës mes Këlnit dhe Wolfsburgut. I riu shfrytëzoi bashkëpunimin e klubit, të cilit i është tifoz i madh, për t’i bërë një surprizë të fejuarit, me skenën që bëri xhiron e botës dhe skuadrën bardhekuqe që i dedikoi edhe një homazh pas fitores së bukur. Popullaritet i madh, pra, për Kaiser, i cili megjithatë përfundoi në qendër të polemikave për një histori të shëmtuar që doli në dritë.

Çfarë u zbulua për arbitrin amator që i kërkoi dorën partnerit

Sipas të përditshmes Bild, arbitri i ri është nën vëzhgimin e Prokurorisë, sepse dy vera më parë dyshohet se ka vjedhur para. Konkretisht, pronari i një bari në Këln e ka akuzuar se ka marrë të gjithë xhiron ditore dhe ka organizuar një festë private në kurriz të biznesit. Shuma e pretenduar e marrë nga Kaiser llogaritet pak më pak se gjashtë mijë euro. I kontaktuar nga tabloidi, denoncuesi u shpreh: “Viktima të tjera na kanë kontaktuar. Nuk është e mundur që dikujt që shkakton një dëm kaq të madh t’i jepet një ekspozim i tillë”.

Pse Prokuroria nuk po arrin ta gjejë

Aspekti surreal lidhet me faktin se Prokuroria e Këlnit nuk arrin të gjejë një njeri që bën një propozim martese publik para mijëra tifozëve dhe që është shumë aktiv në rrjetet sociale. Për këtë foli prokurori i përgjithshëm i Këlnit, Ulrich Bremer: “Në vjeshtën e vitit 2024, drejtuesit e një bari me seli në Këln paraqitën një kallëzim penal ndaj një ish-punonjësi për vjedhje dhe akuza të tjera. Procedimi u pezullua përkohësisht në fillim të vitit 2025, sepse nuk kishte informacion të besueshëm për vendbanimin real të ish-punonjësit ose ku qëndronte për periudha të gjata kohe”. Tani ajo që ka ndodhur do të “merret në konsideratë nga prokuroria”.

Mohimi i avokatëve të Kaiser

Bremer sqaroi: “Sapo të kemi adresën ku ndodhet, procedimi do të rifillojë. Aktualisht është në kërkim. Megjithatë, nuk ka asnjë urdhër arresti ndaj tij. Do të ishte joproporcional, duke parë akuzat”. Ndërkohë, avokatët e Kaiser i kanë mohuar të gjitha akuzat: “Klienti ynë banon në adresën e tij zyrtare në Gjermani. Arsyeja pse do të ishte i paarritshëm për Prokurorinë e Këlnit është e pashpjegueshme”.

Edhe Këlni reagoi i habitur: “Jemi befasuar nga lajmet e fundit për të kaluarën e Pascal Kaiser dhe akuzat ndaj tij. Nuk mund t’i verifikojmë. Sapo u përhapën zërat, kontaktuam si Pascal ashtu edhe autoritetet hetimore. Pascal i mohon akuzat dhe autoritetet refuzuan të na japin informacione për shkak të rregullave të mbrojtjes së të dhënave. Vlerësimi juridik i akuzave i takon autoriteteve kompetente”.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI