Flash

Allegri shmang pyetjet për ndjekjen e Interit: “Duhet të shohim skuadrat pas nesh”

Lapsi.al 4 February 2026
Allegri shmang pyetjet për ndjekjen e Interit: “Duhet të shohim

Milan shkatërron Bolonjën dhe rikthehet në -5 nga Inter në vendin e parë, duke konsoliduar pozicionin e dytë. Aktualisht kuqezinjtë duken të vetmit – të paktën sipas renditjes – që mund të vënë në vështirësi skuadrën e Chivu që po ecën me ritëm në krye. Por Massimiliano Allegri, gjatë intervistës së dhënë drejtpërdrejt për DAZN, nuk lëkundet.

Nga studio u përpoqën ta pyesnin teknikun e kuqezinjve nëse është më i rëndësishëm +7 nga Roma e pesta apo -5 pas Interit kryesues. Një pyetje që të çon indirekt te ambiciet për titull të këtij Milani dhe për këtë arsye Allegri nuk bie në grackë dhe mban linjën e tij: “Ishte e rëndësishme të arrinim në 50 pikë, objektivi është të qëndrojmë gjithmonë mes katër të parave, sonte djemtë nuk donin të pësonin gol dhe kjo bën gjithmonë mirë”.

Milan me sytë pas shpine

Më konkretisht tekniku shton: “Është më e rëndësishme të shohim pas, kampionati është ende i gjatë, ka shumë pikë për të bërë për të arritur objektivin Champions. Tani shfrytëzojmë këtë ndalesë, sepse të dielën nuk luajmë, por do të ishte bukur që të premten e ardhshme t’i kishim të gjithë lojtarët në dispozicion”.

Një koncept që e shprehu edhe Rabiot në fund të ndeshjes duke u rreshtuar me trajnerin e tij, i cili e kishte kërkuar me ngulm në Milano pas ndarjes me Marsejën. Edhe Fofana në DAZN tha pothuajse të njëjtën gjë, pa u shprehur shumë për një garë të mundshme për titull: “Objektivi është të bëjmë më mirë se vitin e kaluar”.

Allegri me këmbë në tokë

Fjala “titull” për momentin është e ndaluar në dhomat e zhveshjes së Milan, por është e qartë se me -5 dhe me derbin për t’u luajtur, dikujt në skuadër me siguri i ka shkuar ndër mend, pavarësisht mohimeve të Max.

Tekniku i kuqezinjve u shpreh i kënaqur edhe për një aspekt tjetër: “Të mos pësosh gol ishte e rëndësishme, kemi edhe lojtarë të rinj që rrëmbehen shumë nga entuziazmi, Pavlovic vraponte gjithandej në fushë, në atë moment duhet bërë zotërim topi dhe qarkullim”. Dhe për Milanin pa kupa ai u përgjigj: “Këtë pyetje ma kanë bërë gjithmonë, mua do të më pëlqente të luanim shumë ndeshje, më vjen keq që nuk e bëjmë këtë vit, por do ta shfrytëzojmë këtë kohë me objektivin për të hyrë mes katër të parave sepse vitin tjetër duhet të luajmë në Champions”.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI