Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Hulumtimi i New York Times: Si po zhduken të gjithë gjeneralët në Kinë

Lapsi.al 3 February 2026
Hulumtimi i New York Times: Si po zhduken të gjithë gjeneralët

Udhëheqja ushtarake e Kinës u shfaq përpara kombit në mars të vitit 2023, një imazh uniteti pas Xi Jinpingut. Pas gati një dekade në pushtet, Xi kishte vendosur komandën e lartë që dëshironte: besnikë të përzgjedhur prej tij për ta kthyer Ushtrinë Çlirimtare Popullore në një forcë të klasit botëror.

Por as besnikët e  Xi nuk janë kursyer nga fushata e tij gjithëpërfshirëse për të “pastruar” ushtrinë, me spastrime që zyrtarisht përqendrohen te korrupsioni, por që lidhen gjithashtu me besnikërinë ndaj tij. Një nga një, anëtarë të Komisionit Qendror Ushtarak janë shkarkuar dhe janë vënë nën hetim. I fundit ishte gjenerali Zhang Youxia, gjenerali më i lartë i Xi (në foton poshtë [djathtas] me Presidentin Xi Jinping). 

Xi ka larguar gjithashtu dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë në pak më pak se tre vjet, në një nivel të pashembullt në historinë moderne kineze.

Spastrimet janë një demonstrim i fuqisë së jashtëzakonshme të Xi Jinping, por kanë krijuar gjithashtu një boshllëk drejtues në të gjithë ushtrinë.

Rënia e gjeneralit Zhang dhe e një komandanti tjetër që u shkarkua bashkë me të, gjeneralit Liu Zhenli, e ka lënë Komisionin Qendror Ushtarak pa drejtuesit që përgatisin forcat për betejë. Ndërsa një numër oficerësh më pak të lartë janë gjithashtu të përfshirë në planifikimin praktik të veprimeve të mëdha ushtarake, humbja e menjëhershme e dy komandantëve kryesorë “operativë” mund, për një kohë, të minojë besimin e Xi në gatishmërinë e Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Gjenerali i vetëm që ka mbetur në komision është Zhang Shengmin, i cili ka mbikëqyrur spastrimet ushtarake të Xi-së dhe tani duket se është përgjegjës për ruajtjen e disiplinës politike dhe besnikërisë. Gjenerali Zhang e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij si oficer kundër korrupsionit dhe inspektor i disiplinës politike në Forcën e Raketave, e cila kontrollon programet kineze të raketave bërthamore dhe konvencionale. Xi e promovoi atë vitin e kaluar në postin e zëvendëskryetarit të Komisionit Qendror Ushtarak.

(Zhang Shengmin, gjenerali i vetëm i mbetur në komandën drejtuese që po spastron kolegët e tij)

Shkarkimet kanë depërtuar thellë edhe në pothuajse të gjitha degët e tjera të forcave të armatosura. Kjo përfshin Forcën e Raketave, si edhe marinën.

Pesë "komandat teatrore", rajonet që Xi krijoi në vitin 2016 për të menaxhuar forcat e armatosura, janë goditur rëndë gjithashtu, përfshirë Komandën e Teatrit Lindor, e cila është përgjegjëse për operacionet rreth Tajvanit. Në fund të vitit të kaluar, Xi emëroi një komandant të ri për Teatrin Lindor.

Një pjesë e madhe e komandës ushtarake është bosh ose e sapoardhur në detyrë.

Që prej rënies së gjeneralit Zhang, gazeta zyrtare e ushtrisë kineze u ka bërë thirrje oficerëve dhe ushtarëve të mbështesin vendimin dhe të rreshtohen pas Xi. Ajo ka pranuar gjithashtu se shkarkimet dhe ndërprerjet po shkaktojnë “vështirësi dhe dhimbje afatshkurtra”. 

Në fund, tha gazeta, do të dalë një ushtri kineze edhe më e fortë.

Por fillimisht, Xi duhet të gjejë një grup tjetër gjeneralësh të besueshëm, të cilëve mund t’u zërë besë, ndërsa udhëheqësi 72-vjeçar synon një mandat të katërt si sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës nga viti 2027, të cilin pothuajse me siguri do ta marrë.

The New York Times, përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI