Flash

Xhixha "deh" mbrojtësit e Egnatias, Tirana rrëmben fitoren: Tetova kapet me gjykimin

Lapsi.al 1 February 2026
Xhixha "deh" mbrojtësit e Egnatias, Tirana rrëmben fitoren:

Tirana ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur kampionët e Egnatias minimalisht 0-1 në Rrogozhinë. Një gol i Redon Xhixhës në pjesën e parë i mjaftoi bardhebluve për të siguruar tri pikë të arta. Kjo i dha mundësinë të largohen nga fundi i tabelës dhe konfirmojnë momentin pozitiv të skuadrës.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 40-të, pas një aksioni të bukur të nisur nga këmbët e Tafas. Ky i fundit ishte një nga protagonistët e takimit, me disa pritje vendimtare që e mbajtën portën e Tiranës të paprekur. Lajmi i keq për kryeqytetasit ishte dëmtimi i kapitenit Redon Xhixha, i cili u detyrua të linte lojën në fund të pjesës së parë.

Ndeshja nisi me polemika, pasi Egnatia fitoi një penallti që në minutën e parë. Por pas rishikimit me VAR, arbitri Cjapi anuloi vendimin fillestar. Pretendime të tjera pati edhe gjatë zhvillimit të takimit. Megjithatë Tirana u mbrojt me disiplinë dhe ruajti avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.

Me këtë sukses, bardheblutë vijojnë serinë pozitive, pasi nuk njohin humbje në shtatë ndeshjet e fundit. Aktualisht Tirana renditet në vendin e nëntë, me të njëjtin numër pikësh sa Bylisi, që ndodhet në zonën “play out”.

Nuhiju flet pas fitores: sakrificë, disiplinë dhe uri për sukses

Pas ndeshjes, trajneri i Tiranës, Ardijan Nuhiju, vlerësoi maksimalisht sakrificën e lojtarëve, por theksoi se rruga është ende e gjatë. “Kampionati sapo ka filluar dhe kemi shumë punë për të bërë. Dua të falënderoj presidentin për sakrificat dhe drejtuesit për afrimin e futbollistëve cilësorë dhe me karakter. Ajo që ka ndryshuar te Tirana është kualiteti dhe mentaliteti i skuadrës. Mbrojnë si të çmendur dhe kjo na bën krenarë si staf”, u shpreh tekniku bardheblu.

Nuhiju analizoi edhe përballjen me Egnatian, duke theksuar se Tirana ishte e përgatitur për kualitetin e kundërshtarit. “E dinim që do të kishin zotërimin e topit dhe lëvizje të mira. Ne u përgatitëm të mbroheshim fort dhe të shfrytëzonim shpejtësinë e Tabekut dhe Xhixhës. Pjesa e dytë i takoi kundërshtarit, por lojtarët dhanë maksimumin deri në fund”, shtoi trajneri.

Në fund, tekniku bardheblu nënvizoi se të gjithë lojtarët janë të barabartë dhe se çdo ndeshje përgatitet në varësi të kundërshtarit. “Kisha premtuar se pikët e humbura diku do t’i rikuperonim. Ndoshta ndodhi sot, por kjo nuk do të thotë se ndalojmë. Është vetëm fillimi”, përfundoi Nuhiju.

Tetova: “Duam drejtësi për ndeshjen”

Nga ana tjetër, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, shprehu zhgënjimin pas humbjes minimale 0-1 në Rrogozhinë. Sipas tij, skuadra e tij dominoi pjesën më të madhe të takimit dhe krijoi shumë raste para portës së Tiranës, por një gabim në mbrojtje dhe shpejtësia e Xhixhës rezultuan vendimtarë. Tetova kritikoi gjithashtu disa vendime të diskutueshme të arbitrimit, duke theksuar se kjo ishte hera e katërt që penallti të dukshme nuk u akorduan për ekipin e tij. Megjithatë, ai mbeti optimist për të ardhmen dhe kërkoi drejtësi dhe fair-play në futboll.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/697f7bb1983b3.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI