Flash

Benzema poshtërohet nga Al-Ittihad, i propozojnë një pagë pa kuptim: refuzon të luajë

Lapsi.al 30 January 2026
Benzema poshtërohet nga Al-Ittihad, i propozojnë një pagë pa

Karim Benzema mund ta mbyllë shpejt eksperiencën e tij në Arabinë Saudite te Al-Ittihad, e nisur në vitin 2022. I ardhur si fitues i Topit të Artë mes fishekzjarrëve dhe një stadiumi plot për ta pritur, ish-sulmuesi i Real Madrid tani po mendon seriozisht rikthimin në Europë. Shkaku lidhet me një propozim të pashpjegueshëm rinovimi kontrate nga vetë klubi saudit.

Sipas L’Equipe, lojtari – me kontratë në skadencë më 30 qershor – priste një telefonatë për rinovim. Telefonata dhe thirrja erdhën vetëm pesë ditë para mbylljes së merkatos dhe e lanë të befasuar atë dhe rrethin e tij. Propozimi u konsiderua “i papërfillshëm”, sepse parashikonte praktikisht të “luante falas”, duke lënë të pandryshuara vetëm të drejtat e imazhit.

Lexo më tej: E bujshme, Benzema largohet nga Real Madrid: për 100 milionë euro në vit do të sfidojë CR7 në Arabi

Siç raportohet nga Foot Mercato, Benzema ka nisur të mendojë largimin dhe një rikthim të mundshëm në Europë. Një reagim që ka vënë në vështirësi Al-Ittihad, drejtuesit e të cilit ndihen të pafuqishëm përballë situatës. Një goditje e rëndë për skuadrën e Sergio Conceição, që rrezikon të humbasë kapitenin dhe një nga protagonistët kryesorë të dopietës kampionat-kupë sezonin e kaluar.

Lojtari është ndier i fyer nga propozimi, duke pritur më shumë respekt për të kaluarën dhe për kontributin e tij aktual. “Jam pjesë e projektit, jam në vendin e duhur”, kishte deklaruar Benzema një muaj e gjysmë më parë për L’Équipe, duke treguar vullnet për të vazhduar në Arabinë Saudite. Por gjithçka ndryshoi brenda pak sekondash.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI