Juventus barazoi 0-0 në fushën e Monaco në raundin e fundit të League Phase të Champions League dhe do të luajë play-off-in: bardhezinjtë e teknikut Luciano Spalletti ishin tashmë të sigurt për vendin në play-off, por ajo që u komentua më shumë ishte paraqitja e “Zonjës së Vjetër” në “Stade Louis II” të Principatës së Monakos. Kritikën më të fortë ndaj Juves pas vërshëllimës përfundimtare e bëri Paolo Di Canio, i cili në studion e Sky u ndal te përjashtimi i disa lojtarëve kyç si Yildiz dhe Locatelli: “Kur përballesh me skuadra në Europë, edhe në vështirësi, ato kanë më shumë forcë dhe ritëm se ti. Monaco ka lojtarë që në hapësira të vrasin. Në këtë moment Juve nuk mund t’i lejojë vetes të mos fusë në fushë disa lojtarë themelorë: gjeometritë e Locatellit, shpërthimet e Yildiz”.
Ish-lojtari bardhezi vijon: “Për nevojë duhet ta bësh, por në një moment rritjeje, ku janë rritur të gjithë, nuk mund t’i lejojë këto zgjedhje sepse Thuram nuk mund të bëjë Locatellin, humbet kohët e lojës dhe është një tjetër Juve. Kundërshtari që ke përballë nuk është një nga trembëdhjetë skuadrat që ke poshtë në kampionat, por Monaco”.
Spalletti dhe rotacioni në Monaco: Juve bllokohet
Spalletti për ndeshjen ndaj monegaskëve zgjodhi një rotacion të theksuar, duke lënë në stol Di Gregorio, Cambiaso, Locatelli, Yildiz dhe David, ndërsa nga minuta e parë luajtën Perin, Cabal, Koopmeiners, Miretti dhe Openda. Juve ka një shpirt të ri pas ndryshimit në pankinë, por mjafton pak që mekanizmi të bllokohet. Dhe kështu ndodhi në Monaco.
Skuadra bardhezi nuk tregoi asgjë nga ajo që ishte vlerësuar kundër Napolit dhe e mbylli ndeshjen me zero goditje në portë. Objektivi për të qenë në pjesën e sipërme të play-off-it u arrit, por paraqitja në Monaco nuk do të hyjë në historinë e klubit bardhezi.
Del Piero mbron teknikun Spalletti: “Mendoj se është një lëvizje inteligjente”
Ndryshe nga Di Canio, Alessandro Del Piero në mikrofonët e Sky Sport vlerësoi zgjedhjet e Spallettit: “Yildiz jashtë? Mendoj se është një lëvizje inteligjente, e lexoj si dhënie mundësie për ata që janë jashtë të marrin minuta dhe të tregohen në një ndeshje Champions. Ndeshja e sotme është e rëndësishme për të qenë kokë serie, i jep pushim lojtarit më të rëndësishëm nga pikëpamja krijuese, që është Yildiz, i cili për të pasur shpërthimin duhet të jetë gjithmonë në maksimum fizik".
"T’i japësh rëndësinë e duhur këtij kualifikimi: përtej faktit nëse je kokë serie apo jo, pavarësisht nëse luan të parën në shtëpi apo jashtë, mendimi është ‘ne dalim në fushë për ta luajtur me këdo’. Ai përpiqet të ndërtojë një skuadër që të jetë e fortë pavarësisht çdo ngjarjeje që ndodh. Do të ketë një skuadër më të lumtur në fund të ndeshjes nëse të gjithë bëjnë mirë: kënaq ata që janë jashtë dhe ata brenda do të qëndrojnë të qetë edhe për pak”.