Flash

Vendimi për Gardën Revolucionare/Irani:Gabim i madh strategjik,Evropa po ndez zjarrin

Lapsi.al 29 January 2026
Vendimi për Gardën Revolucionare/Irani:Gabim i madh strategjik,Evropa

Irani ka reaguar pas vendimit të BE-së, e cila e shpalli organizatë terroriste Gardën Revolucionare. Kreu i diplomacisë iraniane Abbas Araghci, tha se shteti iranian e ka cilësuar këtë vendim, si një "gabim të madh strategjik".

"Disa vende aktualisht po përpiqen të shmangin shpërthimin e një lufte të plotë në rajonin tonë. Asnjëri prej tyre nuk është evropian. Evropa po ndez zjarrin", shkroi ai në një postim në platformën X.

Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura iraniane e cilësuan si të papërgjegjshëm dhe keqdashës, vendimin e 27 vendeve të Bashkimit Evropian për të përfshirë Gardën Revolucionare në listën e organizatave terroriste.

"Vendimi irracional, i papërgjegjshëm dhe keqdashës i BE-së u mor padyshim nga nënshtrimi i verbër ndaj politikave të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist", thanë ata në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA e Iranit.

Mediat e huaja shkruajnë se Këshilli i Ministrave të Jashtëm arriti një marrëveshje politike për përfshirjen e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian.

"Me këtë vendim, Garda Revolucionare vendoset në të njëjtën kategori me Shtetin Islamik (Daesh), Hamasin, Hezbollahun dhe al-Kaedën", tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaya Kallas.

Siç theksoi ajo, shtypja e dhunshme e protestave në Iran ka sjellë kosto të rënda njerëzore, duke nënvizuar se ata që veprojnë përmes terrorizmit duhet të trajtohen si terroristë.

Në të njëjtën mënyrë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se "termi 'terrorist' është me të vërtetë i përshtatshëm për të përshkruar një regjim që shtyp me gjakderdhje protestat e popullit të tij". Me këtë vendim unanim të "27", Bashkimi Evropian u pajtuan edhe vendet e tjera, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI