Flash

"Politika konfrontuese do të qëndrojë"/ Politico: Edhe Europa duhet të përfshihet

Lapsi.al 29 January 2026
"Politika konfrontuese do të qëndrojë"/ Politico: Edhe

Peizazhi gjeopolitik i trazuar dhe i tensionuar po shkakton një diplomaci dukshëm më të ashpër sesa është parë në dekadat e mëparshme, madje edhe më agresive se gjatë mandatit të parë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Politico shkruan se edhe udhëheqësit botërorë janë nervozë dhe shpesh të gatshëm të përdorin gjuhë fyese dhe të ashpër.

Një shembull i tillë është fjalimi i kryeministrit kanadez Mark Carney në Davos javën e kaluar, ku paralajmëroi fuqitë e mesme që të bashkëpunojnë. Por nga ana tjetër, ishte edhe fjalimi i Turmp që tërhoqi vëmendje, ku presidenti i SHBA-ve kritikoi udhëheqësit perëndimorë, përfshirë Presidentit francez Emmanuel Macron, që bëri bujë në mediat sociale.

Përveç Trump, Presidenti rus Vladimir Putin njihet gjithashtu shpesh për përdorimin e gjuhës së ashpër për të sulmuar udhëheqësit perëndimorë dhe ukrainasë, megjithëse është e dukshme se ai nuk përdor kurrë një gjuhë të tillë me Trump.

Në një fjalim muajin e kaluar, Putin iu referua udhëheqësve evropianë si podsvinki, derra të vegjël. Dhe para se të pushtonte Ukrainën në shkurt 2022, ai përdori një fjalë vulgare ruse për Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy-n.

Edhe Kina ka qenë dukshëm më kërcënuese në fjalimin e saj diplomatik vitet e fundit megjithëse tenton të shmangë ofendimet personale. Ndryshimi filloi rreth vitit 2019, kur Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i udhëzoi të dërguarit të shfaqnin një "shpirt luftarak" më të fortë për të mbrojtur Pekinin nga provokimet perëndimore.

Por, ata që bëjnë bujë, janë Trump dhe ndihmësit e tij, të cilët mund të përballen ballë për ballë me këdo kur bëhet fjalë për ofendime, fyerje ose hakmarrje. Dhe nëse përballen me kundërshtime, ata thjesht përshkallëzojnë situatën.

Një shembull i fundit ishte nga Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, drejtuar evropianëve lidhur me kërcënimet tarifore për Groenlandën javën e kaluar: “Uluni, merrni frymë thellë, mos u hakmerrni.”

Ndërsa rusët dhe kinezët përdorin një gjuhë të tillë për të shënjestruar armiqtë e tyre, Trump dhe ndihmësit e tij të lartë, rezervojnë pjesën më të madhe të ofendimeve të tyre për aleatët, përkatësisht Evropën dhe Kanadanë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI