Flash

Asllani largohet nga Torino: mesfushori kuqezi fluturon në Turqi

Lapsi.al 29 January 2026
Asllani largohet nga Torino: mesfushori kuqezi fluturon në Turqi
Kristjan Asllani e sheh të ardhmen larg Italisë. Në fakt, mesfushori kuqezi është dhe një hap larg transferimit në Turqi, me Besiktas shumë pranë mbylljes së operacionit. Organizatori i Kombëtares, aktualisht te Torino, por në pronësi të Interit, ka dhënë tashmë miratimin për transferimin që pritet të realizohet në formën e huazimit me të drejtë blerjeje. Për “tymin e bardhë” përfundimtar mungojnë vetëm detajet e fundit burokratike mes dy klubeve italiane dhe shoqërisë së Stambollit, gati për të përmbyllur një kalim që do t’i lejonte mesfushorit të kërkonte më shumë vazhdimësi në kampionatin turk. Asllani do të fluturojë që këtë mbrëmje drejt Stambollit për të firmosur kontratën me Besiktas.

Lexo më tej: Pse Asllani mund të kthehet direkt te Inter, pasi u huazua te Torino para pak muajsh

23 vjeçari do të veshë kështu fanellën bardhezi, që deri pak kohë më parë e mbante veshur Ernest Muçi. Asllani do të jetë sidoqoftë kundërshtar me fantazistin kuqezi, me Besiktas që shpreson të ngushtojë diferencën me armiqtë e përjetshëm Galatasaray e Fenerbahce.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI