Flash

Trump kërcënon sërish Iranin: Marrëveshje ose do të përballeni me sulm

Lapsi.al 28 January 2026
Trump kërcënon sërish Iranin: Marrëveshje ose do të

Presidenti amrikan, Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin që të ulet në tryezë dhe të negociojnë një marrëveshje pa armë bërthamore, përndryshe do të përballet me një sulm më të fuqishëm sesa i mëparshmi. Me anë të një postimi në Truth Social, Trump thekson se një armatë masive është nisur drejt Iranit dhe se është gati të përmbushë misionin e saj me shpejtësi dhe dhunë nëse është e nevojshme.

Postimi i Trump:

Një Armatë masive është nisur drejt Iranit. Po lëviz shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh. Është një flotë më e madhe, e kryesuar nga Aeroplanmbajtësja e madhe Abraham Lincoln, sesa ajo e dërguar në Venezuelë. Ashtu si me Venezuelën, ajo është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë të përmbushë me shpejtësi misionin e saj, me shpejtësi dhe dhunë, nëse është e nevojshme.

Shpresojmë që Irani të ulet në tavolinë shpejt dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë -JO ARMË BËRTHAMORE - një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët. Koha po mbaron, është vërtet thelbësore! Siç i thashë Iranit një herë më parë, BËJE NJË MARRËVESHJE! Ata nuk e bënë, dhe pati "Operacionin Çekani i Mesnatës", një shkatërrim të madh të Iranit. Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni që kjo të ndodhë përsëri.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI