Flash

The Guardian: Mbi 2 milionë viktima në Ukrainë, humbjet ruse mbeten sekret shtetëror

Lapsi.al 28 January 2026
The Guardian: Mbi 2 milionë viktima në Ukrainë, humbjet ruse

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake, të cilët janë vrarë, plagosur ose zhdukur, sipas një studimi të botuar të martën nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Forcat e Moskës kanë mbajtur peshën më të madhe të humbjeve, me rreth 325, mijë të vrarë nga një total prej 1.2 milionë viktimash që nga fillimi i luftës gati katër vite më parë.

"Viktimat e kombinuara ruse dhe ukrainase mund të jenë deri në 1.8 milionë dhe mund të arrijnë dy milionë viktima totale deri në pranverën e vitit 2026", tha studimi.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha për NBC se vendi i tij kishte humbur gati 46 mijë trupa që nga viti 2022, me dhjetëra mijëra të zhdukur ose të marrë rob. Ndërkohë që humbjet ruse mbeten një sekret shtetëror. Shërbimi rus i BBC dhe media Mediazona, të cilat mbështeten në të dhëna të disponueshme, kanë identifikuar më shumë se 163 mijë ushtarë rusë të vrarë në katër vjet luftë, ndërsa pranojnë se numri aktual ka të ngjarë të jetë më i lartë.

The Guardian shkruan se një sulm me dron rus në një tren pasagjerësh në veri-lindje të Ukrainës ka vrarë pesë persona në një sulm të denoncuar si terrorizëm nga Zelenskyy. Prokurorët thanë se pjesët e pesë trupave ishin gjetur në vendin e sulmit, i cili ndodhi të martën pranë një fshati në rajonin e Kharkiv. Në një postim në Telegram, Zelenskyy tha se treni po transportonte më shumë se 200 pasagjerë.

"Çdo sulm i tillë rus minon diplomacinë, e cila është ende në vazhdim, dhe godet, në veçanti, përpjekjet e partnerëve që po ndihmojnë për t'i dhënë fund kësaj lufte", shkroi ai.

Bombardimi i trenit ishte pjesë e një vale sulmesh ruse me dron dhe raketa që lanë 10 të vdekur në të gjithë vendin dhe dhjetëra të plagosur. Tre persona u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën në një sulm me dron në Odesa që gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha. Ministri i Jashtëm i Polonisë i ka kërkuar Elon Musk të ndërpresë aksesin e Rusisë në shërbimin e internetit satelitor Starlink, të cilin zotëron miliarderi i teknologjisë.

Radosłaë Sikorski, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër i vendit foli pasi Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA tha se ushtria ruse përdor satelitët Starlink për të drejtuar sulmet e saj me dron thellë në Ukrainë. Musk mohoi në vitin 2024 se terminalet Starlink i ishin shitur Rusisë, por sipas shërbimeve të inteligjencës ukrainase, ushtria ruse ka marrë terminale përmes vendeve të treta dhe jo ndonjë kontrate zyrtare me Musk.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI