Në moshën 73-vjeçare, Vladimir Putin ka arritur moshën e mesme në të cilën zakonisht ndahen nga jeta udhëheqësit rusë. Pavarësisht presionit në rritje të brendshëm për shkak të dështimit ushtarak në Ukrainë, ekspertët thonë se ai do të vijojë të mbetet në detyrë nëse rrethanat nuk ndryshojnë në mënyrë dramatike.
Vladimir Putin, udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që nga Stalini, mbetet në pushtet pavarësisht presionit në rritje për të Ukrainës dhe pasojave të saj ekonomike. Dr. John Kennedy, një ekspert për Rusinë në organizatën joqeveritare “RAND Europe” thotë se ai ka të ngjarë të vdesë në detyrë.
Në një intervistë për “Daily Mail”, ai shprehet se pavarësisht presioneve të brendshme në rritje dhe një krize të zgjatur në vendin e tij, Putini nuk pritet të rrëzohet nga pushteti. Kennedy argumenton se ai do të mbetet president deri në vdekjen e tij, gjë që edhe mund të ndodhë më shpejt nga sa presin shumë, për shkak të raporteve për kërkimin e trajtimeve alternative për probleme të panjohura shëndetësore.

Kennedy vëren se pavarësisht rënies ekonomike të Rusisë dhe humbjes së gati 1 milion burrave në luftë, skenarët e rrëzimit të Putinit me forcë duken të pamundur. Udhëheqësi i Rusisë ka instaluar aleatë besnikë në të gjitha pozicionet kyçe të pushtetit, duke e bërë shumë të vështirë largimin e tij.
“Putini promovon miqtë e tij dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij janë ish-kolegët e tij. Ai e ka përqendruar pushtetin rreth vetes dhe kjo është intensifikuar që nga pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës", - thotë Kennedy.
Pavarësisht një goditjeje të ashpër ndaj disidencës dhe dëbimit të kundërshtarëve politikë, Putin mbetet popullor dhe i qëndrueshëm në pushtet, pa një mobilizim të rëndësishme popullor, lokale ose kombëtare kundër tij.
Vrasja është një mundësi e vogël, por reale.
Mundësia që Putini të vritet, edhe pse më pak e mundshme se alternativat e tjera, nuk mund të përjashtohet, sipas Kennedy. Pakënaqësia në rritje në rajonet më të varfra të Rusisë, të cilat po goditen rëndë nga pasojat e luftës në Ukrainë, mund të çojë në një vrasje të mundshme të Putinit nga grupet rajonale që kanë vuajtur më shumë nga konflikti.
“Jeta në Moskë është shumë e ndryshme nga Rusia rurale, e cila është e varfër dhe ka një të ardhme të pasigurt. Duke i devijuar burimet drejt luftës, mund të lindin ankesa që mund të çojnë në veprime kundër Putinit", - tha Kennedy.

Edhe pse Putini po përpiqet të rrisë sigurinë e tij personale duke kufizuar paraqitjet e tij publike, Kennedy nuk e përjashton mundësinë e një vrasjeje, duke vlerësuar se është po aq e mundshme sa çdo skenar tjetër.
Teksa Rusia përballet me kohë të vështira, Kennedy e paralajmëron Perëndimin se ditët e Putinit janë të numëruara dhe i bën thirrje atij të përgatitet për trazirat që mund të pasojnë vdekjen e udhëheqësit rus. "Situata në Rusi është e pjekur për ndryshim", tha Kennedy.
"Qoftë një grusht shteti nga brenda rrethimit të Putinit, një kryengritje demokratike apo një grusht shteti ushtarak, është e nevojshme të planifikohen të gjitha këto zhvillime." ©LAPSi.al