Flash

Krocia refuzon Trump, nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes

Lapsi.al 28 January 2026
Krocia refuzon Trump, nuk do të marrë pjesë në Bordin e

Kroacia nuk do t'i bashkohet Bordit të Paqes të propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Kështu ka deklaruar kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Zoran Milanoviç.

“Ajo që mund të them është se qëndrimi i Qeverisë dhe qëndrimi i shumicës parlamentare është se në këtë moment Kroacia nuk do t’i bashkohej Komitetit të Paqes për një numër arsyesh, pas një analize të plotë”, u tha Plenkoviç gazetarëve.

Zyra e Presidentit reagoi gjithashtu lidhur me bisedën telefonike, ku konfirmoi qëndrimin për Bordin e Paqes.

“Edhe pse iniciativa që kontribuon në paqen në Lindjen e Mesme duhet të mirëpritet, qëndrimi i Presidentit Milanoviç është që Republika e Kroacisë të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes, të cilin ai ia përcolli edhe Kryeministrit të Republikës së Kroacisë në bisedë”, thuhej në deklaratën e presidencës.

Trump lançoi iniciativën e tij "Bordi i Paqes" në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e kaluar, ndërsa iu bashkuan udhëheqës dhe zyrtarë nga 19 vende që kishin rënë dakord të nënshkruanin kartën e themelimit. Edhe pse fillimisht ishte menduar të mbikëqyrte rindërtimin e Gazës, statuti i bordit nuk e kufizon rolin e tij vetëm në territorin palestinez.

Trump tha javën e kaluar se pret që më shumë se 50 vende të bëhen pjesë e Bordit të Paqes. Aleatët kryesorë të SHBA-së, përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë shprehur dyshime në lidhje me Bordin. Të mërkurën, Bjellorusia u bë vendi i fundit që iu bashkua bordit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI