Flash

Haraçi i “nderimit” në Keneset

Lapsi.al 28 January 2026
Haraçi i “nderimit” në Keneset

Pasi u shfry si flluskë sapuni propoganda rreth vendit të veçantë që Edi Rama zinte në zemrën e Donald Trumpit, pas ftesës që kreu i Shtëpisë së Bardhë i dërgoi për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, asaj, menjëherë, tentoi ti’a zinte vendin një fabul tjetër. Respekti që kryeministrit tonë po i bëhej nga Izraeli, duke e pritur me një ceremoni "sui generis" dhe duke i hapur dyert e parlamentit për të mbajtur fjalim para deputetëve vendas. 

Në pamje të parë ky ngjan si një nder i veçantë, të cilin kanë pasur rastin ta ushtrojnë (gjithësesi ende pa ndodhur genocidi në Gaza), fare pak liderë perendimorë, si Merkel, Makron apo ish presidenti Biden. 

Vizita e Ramës në Izrael dhe llogaritë për mbijetesë politike

Por, fakti që kjo ngjarje ndodh rrallë nuk ka të bëjë vetëm me palën ftuese, por mbi të gjitha me refuzimin e të ftuarve për ta kryer këtë akt. Disa shtete të BE-së i shmangen në mënyrë të prerë fjalimeve të udhëheqësve të tyre para deputetëve të Kenessetit, për shkak se ai ndodhet në Jueruzalem, të cilin ashtu si Shqipëria, ato nuk e njohin si kryeqytet të vendit dhe nga ngurimi se kjo mund të interpretohej si pranim i territoreve të pushtuara të qytetit të shenjtë. Në rregullat e tyre të pashkruara diplomatike ka një “nen” të veçantë: të flasësh në parlamentin e Jeruzalemit do të thotë të kesh marrë qëndrim edhe kur pretendon se nuk je duke e bërë këtë.

Kështu, shtete si Belgjika, Spanja, Suedia apo Irlanda ia kanë kursyer gjithmonë vetes këtë “nderim”. Ndërsa në kodet e atyre liderëve që kanë guxuar ta hedhin këtë hap, ka qenë gjithmonë detyrimi për një fjalim të peshuar mirë, të ekuilibruar dhe duke pasur brenda tij dy mesazhe të qarta: bindjen e palëkundur për zgjidhje me ekzistencën e dy shteteve dhe theksimin e statusit të pazgjidhur të Jeruzalemit. 

Ky ka qenë rregulli i pa bërtitur për të shmangur çdo keqkuptim. Po ti kthehesh edhe asaj që kanë thënë Merkel, Makron apo Biden, në asnjërin prej tyre nuk gjen një qëndrim para deputetëve izraelitë ku mos jetë përmendur krijimi shtetit palestinez.

Tani, ku qëndron problemi me “nderimin e rrallë” që iu bë kryeministrit tonë? 

Ai u ftua në atë sallë në një kohë kur aty ku nuk shkel më asnjë lider evropian që pas janarit të 2024, kur Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut çertifikoi akuzat për ushtrim genocidi në Gaza, si të besueshme. Pra shfaqja e kësaj të hëne, më shumë i nevojitej propogandës të Natanjahut për të treguar se rrethimi po çahet, sesa nderit të Shqipërisë apo kryeministrit të saj. 

Dhe Edi Rama e kreu më së miri rolin e aktorit që kishte marrë përsipër.

Ai thuri fjalët më të zgjedhura për homologun e tij izraelit, i cili nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë, akuzohet për krime kundër njerzimit, se ka urdhëruar sulme disproporcionale ndaj civilëve, përdorur urinë si mjet lufte dhe ndëshkimin kolektiv të popullsisë në Gaza. 

"Sot Edi Rama na ka turpëruar"/ Qori: Netanyahu i akuzuar për krime lufte nga Haga

Natyrisht, në atë vend ku kishte pranuar të ftohej lideri ynë global nuk mund ti përmendte këto. 

Por, ai shkoi deri në një servilizëm të neveritshëm duke fajësuar për vrasjet dhe torturat brenda asaj getoje në qiell të hapur vetëm Hamasin. Ai sa lau gojen me qëndrimet që janë një linjë konstante e diplomacisë shqiptatre, si ato për zgjidhjen me dy shtete. Ai nuk e përmendi asnjëherë nevojën për njohjen e Palestinës. Ai arriti deri aty, sa në mënyrë të tërthortë, në vend të Cisjordanisë, përdori termin  “Jude Samari”, të pa pranueshëm në diskumentet ndërkombëtare, që mëton të njohë sovranitetin e Izraelit mbi territoret arabe.

Pra, boll ti bësh një vështrim të vëmendshëm kontekstit në të cilin u mbajt dhe brendisë së fjalimit të Ramës në Kenesset, për të kuptuar nëse, në këtë rast, ai ka qenë “miku i nderuar” apo “klienti i përdorur”. 

Netanyahu përkëdhel Ramën: Ti je mbi të tjerët, e kam në kuptimin moral…

Por këtu puna nuk është as tek pritja, madhështia, apo oratoria. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me të njëjtin fenomen të përsëritur të nëpërkëmbjes së shtetit në emër të personit. Nëse për ti shërbyer Melonit u shkel pa problem sovraniteti i vendit, nëse për ti pëlqyer dhëndrit të Trumpit, u ndryshua ligji i zonave të mbrojtura, për rastin e Natanjahut u shkel vija e kuqe e qëndrimit tradicional të diplomacisë shqiptare për konfliktin Izrael- Palestinë. Dhe fatkeqësisht kështu do të vazhdojë të ndodhë për sa kohë jetojmë në një vend ku gjenden me shumicë nga ata që sharlatanizmin janë të gatshëm ta shohin si madhështi.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Një protestë nën hijen iluzive të Trump

Protesta e radhës së opozitës përkoi me momentin kur më shumë se kurdoherë gjatë kësaj dekade, dy rrëfime krejtësisht kontradiktore po përplasen fort me njëra-t...

19:07

Rreziku i trefishtë i çiftit Rama-Gys Agasi

Në një situatë kur duket se shqiptarët janë imunë ndaj korrupsionit, kur një skandal shuhet gjithmonë prej një tjetri edhe më të madh, kur vetë kryeministri rel...

16:08

Pavioni i të marrëve ku e ftuan Lea Ypin

Ashtu sikurse çdo shkrimtar, në çdo vend normal të botës, i cili sa nga kurioziteti vanitoz për të dëgjuar se ç’mendojnë për veprën e tij të fundit, po aq dhe n...

22:26

Rikthimi i imperializmit grabitqar amerikan

Ndoshta qeshëm para kohe me vullnetin e Donald Trump për ta riemërtuar Gjirin e Meksikës me emrin “Gjiri i Amerikës”, kur ai sapo u rikthye në Shtëpinë e Bardhë...

13:26

Pse Rama iu rikthye fjalës BURG

Të martën, menjëherë pas konferencës të zakonshme për shtyp që Edi Rama jep çdo fund viti, bëra një status të shkurtër në Facebook ku merresha me shqetësimin e ...

16:24

Tabuja që theu Albin Kurti

Jehona e fitores shkatërruese që korri Vetëvendosja këtë 28 dhjetor, duke përsëritur rezultatin plebishitar të Shën Valentinit 2021, e kapërcen thjeshtë territo...

23:29

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI