Flash

Juventus blindon Yildiz me rinovimin e kontratës: do të ketë pagën më të lartë

Lapsi.al 27 January 2026
Juventus blindon Yildiz me rinovimin e kontratës: do të ketë

Kenan Yildiz gati të lidhet me Juventus me një rinovim të afërt. Kthesë në marrëveshjen që do ta çojë turkun të firmosë një kontratë të re me bardhezinjtë, por me shifra shumë të ndryshme nga ajo aktuale. Nevoja për të shmangur rrezikun e një ankandi veror për lojtarin që ndërkohë fiton 1.5 milionë neto në sezon e ka shtyrë Juventus të përshpejtojë lëvizjet për të arritur një marrëveshje të afërt. Takimi me familjen e lojtarit, babai Engin dhe nëna Beate, kanë qenë pozitivë në këtë drejtim.

Sipas Tuttosport praktikisht gjithçka është e shkruar për ta blinduar lojtarin deri në vitin 2031. Një kontratë afatgjatë për një lojtar që po bën qartësisht diferencën në këtë sezon. Një top player i vërtetë i shpërthyer pikërisht nën drejtimin e teknikut Luciano Spalletti, i cili pas mbërritjes së tij te bardhezinjtë e ka bërë turkun pikën kyçe të skuadrës. Numrat flasin qartë dhe edhe rezultatet i japin të drejtë trajnerit dhe Yildiz, që e ka merituar të arrijë një kontratë të denjë për emrin e tij. Në fakt paga e tij do të rritet ndjeshëm duke u bërë lojtari më i paguar i skuadrës bardhezi.

Lexo më tej: Yildiz ka një rrogë kaq të ulët sa vetëm tre lojtarë të Juventusit fitojnë më pak

Sot, në fakt, duket i sigurt largimi i Dusan Vlahovic, i vetmi që fiton një pagë jashtë parametrave të rinj të vendosur nga klubi për pagat e lojtarëve. Pasi të largohet serbi – që përveç përmbysjeve të bujshme të situatave dhe vetëm me një ulje të ndjeshme të pagës mund të qëndrojë – atëherë i vetmi me pagën më të lartë, maksimumin që Juventus garanton për lojtarët, është Jonathan David. Kanadezi përfiton 6 milionë euro në vit, shifra që do t’i garantohet edhe Yildiz, i cili do të bëhet bashkë me sulmuesin lojtari më i paguar i skuadrës bardhezi. Mungon vetëm firma dhe një detaj i vogël mbi bonuset në momentin e marrëveshjes, dhe asgjë tjetër.

Yildiz fillimisht do të kishte pasur dyshime mbi objektivat dhe ambiciet e klubit, por me sa duket është bindur nga shoqëria edhe me një premtim të mundshëm mbi qëndrimin e teknikut Spalletti në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm. Një strategji afatgjatë pra për Juventusin që do të donte t’i garantonte vetes objektivin minimal sezonal, pra kualifikimin në Champions League, dhe më pas të hidhte bazat për sezonin e ardhshëm, duke nisur që tani me ambicien për të luftuar për titullin me Inter, Napolin dhe Milan, me një sy edhe nga Roma.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI