Flash

"Panenka" e çmendur me penallti: topi shkon mbi traversë pastaj bie pingul në rrjetë

Lapsi.al 26 January 2026
"Panenka" e çmendur me penallti: topi shkon mbi traversë
Në këto kohë të fundit është folur shumë për “lugën” nga pika e penalltisë, nga ai i gabuar në mënyrë të turpshme nga Brahim Diaz në finalen e Kupës së Afrikës te ai i realizuar me sukses nga Mbappé në Villarreal-Real Madrid. Por ka një tjetër gjuajtje me “Panenka”, nga emri i futbollistit që e realizoi i pari – që ka tërhequr vëmendjen, duke u cilësuar si “luga perfekte” për trajektoren e çmendur të topit, që e kaloi në lartësi traversën dhe më pas ra drejt e në rrjetë, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e portierit.

Joao Henrique realizon “lugën matematikisht perfekte”

Ishte braziliani 16-vjeçar Joao Henrique që realizoi një Panenka “matematikisht perfekt” gjatë ndeshjes së luajtur nga Sport Recife i tij kundër America-RN në “Copinha”, emri me të cilin në Brazil zakonisht i referohen Copa Sao Paulo de Futebol Junior, pra kompeticionit më të rëndësishëm dhe tradicional U20 në vend. Goditja e Joao Henrique ishte vërtet prej mjeshtri, pavarësisht moshës shumë të re. Bëhej fjalë gjithashtu për një penallti “të rëndë”, duke qenë se i dha barazimin skuadrës së tij dhe e çoi ndeshjen te penalltitë, të cilat më pas sanksionuan megjithatë humbjen e djemve të Sport Recife. Gjenialiteti dhe talenti i sulmuesit të ri brazilian u bënë objekt i një analize të kujdesshme nga një tiktoker, i cili pikërisht theksoi “perfeksionin matematikor” të goditjes nga pika e bardhë në fjalë.

Një gjest teknik i parë ndonjëherë

“Ky mund të jetë Panenka i parë matematikisht perfekt ndonjëherë. Sapo të shihni fizikën e tij, do ta kuptoni pse mund të mos ndodhë më kurrë – ka shpjeguar tiktokeri, duke theksuar se kurrë më parë nuk është parë topi të kalojë vijën ideale të traversës para se të bjerë në fund të rrjetës – Në momentin që e pashë, kuptova se ishte ndryshe. Nga 11 metra largësi, është pothuajse e pamundur. Sa më lart të jetë gjuajtja, aq më larg shkon”. Ai që bëri analizën e mrekullisë së Joao Henrique më pas përmendi, me video përkatëse, shembuj nga e kaluara që tregonin pothuajse pamundësinë fizike për të realizuar një “lugë” në atë mënyrë: “Ai i Zidane në finalen e Botërorit 2006 është maksimumi që zakonisht mund të gjuhet. Kur topi godet traversën, vazhdon të ngrihet. Në një lartësi më të madhe, ose godet traversën dhe humbet objektivin, ose shkon plotësisht mbi portë. Për ta dërguar topin plotësisht mbi lartësinë e traversës dhe gjithsesi të shënosh, shpejtësia, këndi dhe ekuilibri mes ngritjes dhe distancës duhet të jenë të harmonizuara në një mënyrë të paparë më parë”.
@lukegerr There’s a physical reason Panenkas never go over the crossbar This one does. #football #soccer #sports #panenka #sportsanalysis ♬ original sound - Lukegerr

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI