Flash

PAMJET/ Rrëshqitje masive toke në Sicili, evakuohen 1 mijë banorë

Lapsi.al 26 January 2026
PAMJET/ Rrëshqitje masive toke në Sicili, evakuohen 1 mijë

Një rrëshqitje masive dheu ndodhi në qytetin Niscemi, në Sicilinë lindore, e shkaktuar nga moti i keq duke detyruar më shumë se 1 000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Vala e paparë e motit të keq që goditi ishullin ditët e fundit ka shkaktuar zhvendosjen e tokës për më shumë se 4 kilometra.

Autoritetet kanë krijuar një "zonë të kuqe" në të cilën hyrja është e ndaluar. Zyrtarët e bashkisë nuk përjashtojnë që numri i evakuimeve të rritet në orët në vijim. Disa shtëpi të vendosura pranë vendit të rrëshqitjes së dheut janë dëmtuar për shkak të fundosjes së tokës. Falë mobilizimit në kohë të Autoriteteve, nuk pati të lënduar.

Për shkak të rrëshqitjes së dheut, një nga dy rrugët kryesore që lidhin qytetin me 30 000 banorë me pjesën tjetër të Sicilisë është mbyllur. Qytetarët që u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre aktualisht po mbahen në një stadium të mbyllur në Nissemi ose nga të afërm dhe miq. ©LAPSI.al

Të këshilluara

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë miratimin përfundimtar për ndalimin e importeve të gazit rus deri në fund të vitit 2027, duke e bërë ligjërisht të detyru...

16:51

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI