Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Hetimi i “Hijenave”/ 30 milionë euro grabitje në muaj nga Tirana me telefonata

Lapsi.al 26 January 2026
Hetimi i “Hijenave”/ 30 milionë euro grabitje në muaj nga

Reportazhi i transmetuar mbrëmë nga emisioni investigativ italian “Le Iene”, firmosur nga gazetari Luigi Pelazza, sjell një rrëfim të detajuar të një operacioni kompleks kundër një grupi kriminal që mashtronte mijëra qytetarë evropianë nga zyra luksoze në zemër të Tiranës.

Rrëfimi i gazetarit italian risjell edhe një herë pamjet e përftuara nga personi i infiltuar në call center mashtrues, aty ku identifikohen personazhet kryesorë të grabitjeve online. Shefat e organizatës janë shqiptarë dhe italianë, ndërsa fitimet marramendëse realizohen përmes punonjësve që rekrutohen në Itali.

Gazetari italian filmohet në ambjentet e SPAK, ku ka dërguar materialet e personit të infiltruar në call center nga "Le Iene", veprime që çojnë në përgjime të tjera dhe në organizimin e operacionit për arrestimin e dhjetëra personave.

Pamjet e ndërhyrjes së SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në kullën "4 ever green toëer" janë përfshinë në videon që mund të shihet KETU, duke dokumentuar momentet e para të mësymjes në godinë dhe arrestimin e disa bashkëpunëtorëve. Sipas Pelazza-s, nga këto zyra nisej një skemë mashtrimi që arrinte të grabiste 20 deri në 30 milionë euro në muaj, nga qytetarë italianë, gjermanë apo francezë.

Mashtrimi, sipas reportazhit, niste gjithmonë njësoj: një telefonatë nga një “konsulent financiar”, që prezantohej si përfaqësues i një platforme investimi online. Më pas, viktimave u premtoheshin fitime të shpejta me një investim fillestar prej 250 eurosh. Më pas, përmes grafikëve të manipuluar, u shfaqeshin shifra fiktive fitimi, duke i shtyrë të investonin gjithnjë e më shumë. Në momentin që tentonin të tërhiqnin paratë, operatorët “zhdukeshin”.

Hetimi i “Le Iene”, i nisur që në shtator, zbulon se rekrutimi i operatorëve kryhej në Itali nga një ish-polic italian, Alfonso Vicinanza, i cili i shoqëronte personalisht të rinjtë drejt Shqipërisë, i sistemonte në apartamente të paguara dhe i dërgonte në call center-in mashtrues në Tiranë.

[caption id="attachment_1059072" align="alignnone" width="1278"] Shefe e call-center, Alma[/caption]

Në video identifikohet drejtoresha e call center-it në kullën “Atti Toëer”, e njohur si Alma, e cila përmes komunikimeve në “Telegram” përshkruan pa asnjë rezervë përmasat e aktivitetit kriminal: “Kjo është një kompani shumë e madhe në Tiranë, kemi një prodhim shumë të madh. Agjentët e rinj bëjnë 300-400 mijë euro. Deri në një 1 milion pa asnjë problem” i shpjegon ajo të infiltruarit të Le Iene.

Sipas Pelazza-s, në dy kate të kullës punonin rreth 50 operatorë, të ndarë sipas shteteve europiane që mashtronin. Gazetari i “Le Iene” arrin të infiltronet si punonjës, pasi kontakton call center-in duke u paraqitur si i interesuar për punë.

[caption id="attachment_1059073" align="alignnone" width="1278"] Shefi i call-center, Karlo[/caption]

Menaxheri italian, Carlo, i shpjegon hapur rregullat e mashtrimit: “Gjëja e parë e rëndësishme: mendo një emër mbiemër arti, atë të vërtetin nuk duhet ta dinë. Atje mbrapa është tavolina e spanjollëve, atje e gjermanëve dhe në fund francezët.”

Dhe shton thelbin e skemës: “Duhet të krijosh empati.”

Një tjetër operator i tregon gazetarit të infiltruar se fitimet personale janë të jashtëzakonshme: “Unë muajin e kaluar bëra 35 mijë euro.” shpjegon punonjësi gjatë një dreke pune.

[caption id="attachment_1059074" align="alignnone" width="1278"]Mbledhje e agjentëve të BKH para operacionit Mbledhje e agjentëve të BKH para operacionit[/caption]

Rrëfimi televiziv kulmon me përgatitjen e ndërhyrjes së SPAK. Prokurori Vladimir Mara nis procedurat, ndërsa një prej agjentëve shpjegon operacionin ambjentet e BKH.

Vetëm se ka një problem. Kamerat e sigurisë brenda dhe jashtë kullës kontrolloheshin nga ambasada izraelite dhe ekzistonte frika se nëse personeli i sigurisë do të shikonte agjentë të armatosur, mund të bllokohej ndërhyrja sipas një protokolli të paracaktuar, duke u dhënë kohë mashtruesve të zhduknin provat.

[caption id="attachment_1059075" align="alignnone" width="1278"]Agjent i ambasadës izraelite në Tiranë, ndërhyrja gjatë operacionit të SPAK Agjent i ambasadës izraelite në Tiranë, ndërhyrja gjatë operacionit të SPAK[/caption]

Dhe ashtu ndodh. Operacioni ndërpritet nga një prej agjentëve që ruan ambasadën izraelite, por ai neutralizohet menjëherë.

Në pamjet e transmetuara dëgjohet një agjent i BKH-së që identifikon objektivin kryesor: “Në këtë pozicion këtu qëndron Alma. Ajo është drejtoresha e call center-it” thotë ai, ndersa qëllimi kryesor është kapja e telefonave dhe e kompjuterave sa më shpejt, në mënyrë që të jenë aksesueshëm progamet e bitcoin me miliona euro.

[caption id="attachment_1059076" align="alignnone" width="1135"]Zyrat bosh të ambjenteve të call center në Tiranë, të filmuara gjatë operacionit të SPAK Zyrat bosh të ambjenteve të call center në Tiranë, të filmuara gjatë operacionit të SPAK[/caption]

Vetëm se kur agjentët arrijnë në katin e 13, zyrat janë bosh. “Janë hequr gjatë natës. Kush i ka lëvizur? Mbrëmë i keni hequr. Kush i ka lëviz se keni qenë të gjithë në vëzhgim” – dëgjohet t’i thotë një agjent menaxherit, Karlos.

Përgjigjja është e thatë: “Se di, unë nuk di asgjë” përgjigjet ai.

E njëjta situatë përsëritet edhe në katin e 9. Tavolina dhe karrige të braktisura, një frigorifer i harruar, por asnjë kompjuter. Pamjet e kamerave, por edhe pronari i kullës tregojnë se një natë më parë, punonjësit kishin bllokuar ashensorët dhe kishin zbritur pajisjet në garazh, për t’i transferuar në furgonë.

[caption id="attachment_1059077" align="alignnone" width="1280"] Foto ilustruese për filmimin e furgonëve që transportonin memorien e call centerit mashtrues[/caption]

Megjithatë, operacioni nuk dështon.

Falë teknologjisë së survejimit urban, SPAK gjurmon furgonët dhe i ndjek deri në një tjetër kullë të Tiranës, “Doëntoën One”. Pikërisht aty policia ndërhyri dhe kapi në flagrancë pesë persona që po tentonin të fshinin mijëra të dhëna nga kompjuterët.

[caption id="attachment_1059078" align="alignnone" width="1280"] Arrestimi i disa personave që tentuan të fshehin call centersikur [/caption]

Në të njëjtën godinë zbulohet edhe një hapësirë tjetër gjigande, me qindra kompjuterë gati për t’u kthyer në një call center të ri mashtrues, që këtë herë u ndal përpara se të niste aktivitetin.

Reportazhi i Luigi Pelazza-s e mbyll rrëfimin duke theksuar se, pavarësisht dekonspirimit të pjesshëm, operacioni i SPAK arriti objektivin, duke çmontuar një strukturë kriminale ndërkombëtare dhe duke hapur rrugën për rikuperimin e një pjese të parave të vjedhura nga mijëra qytetarë evropianë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI