Flash

Trump kërcënon Kanadanë: Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën

Lapsi.al 24 January 2026
Trump kërcënon Kanadanë: Tarifa 100% në rast të

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të vendosë një tarifë 100% mbi produktet kanadeze nëse Kanadaja nënshkruan një marrëveshje tregtare me Kinën. Sipas mediave të huaja ai paralajmëroi kryeministrin kanadez Mark Carney se një marrëveshje e tillë do të rrezikonte vendin e tij.

“Kina do ta hajë Kanadanë të gjallë, do ta shkatërrojë komplet, duke përfshirë bizneset, strukturën sociale dhe mënyrën e përgjithshme të jetesës së tyre. Nëse Kanadaja bën marrëveshje me Kinën, menjëherë do të përballen me një tarifë 100% mbi të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që hyjnë në SHBA”, shkroi Trump në Truth Social.

Gjatë një vizite të fundit në Kinë, Carney e quajti superfuqinë aziatike “partner të besueshëm dhe të parashikueshëm” dhe në Davos inkurajoi liderët evropianë të kërkojnë investime nga ekonomia e dytë më e madhe e botës. Trump sugjeroi se Kina mund të përpiqej të përdorte Kanadanë për të shmangur tarifat amerikane.

“Nëse Guvernatori Carney mendon se do të bëjë nga Kanadaja një ‘Port Dorëzimi’ për Kinën për të dërguar mallra dhe produkte në SHBA, ai gabon rëndë”, tha Trump.

Tensionet mes SHBA-së dhe fqinjit të saj verior janë shtuar në ditët e fundit. Të enjten, Trump tërhoqi ftesën për Kanadanë që të bashkohej me iniciativën e tij “Bordin e Paqes” për zgjidhjen e konflikteve globale. Ky vendim erdhi pas fjalimit të Carney-t në Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku ai kritikoi hapur përdorimin e integrimit ekonomik si armë dhe tarifat si mjet presioni

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI