Flash

Tronditet Tirana, vajza e vogël e Alvarez ndahet nga jeta:dyshimet e para të policisë

Lapsi.al 24 January 2026
Tronditet Tirana, vajza e vogël e Alvarez ndahet nga jeta:dyshimet e para
Tonditet Tirana para sfidës me Flamurtarit, për javën e 21 të Abissnet Superiore. Bardheblutë janë zgjuar të shokuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të vajzës së vogël të futbollistit Freddy Alvarez. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardheblu në faqet zyrtare. Nuk ka shumë informacion se çfarë ka ndodhur në familjen e lojtarit Freddy Alvarez dhe cili është shkaku i vdekjes tragjike të vajzës së tij në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë ku familja jeton.

Rinkonstruksioni i ngjarjes nga Policia

Nga burime pranë policisë dyshohet se vajza e mitur është rrëzuar nga krevati dykatësh. Prindërit e kanë gjetur vajzën në gjendje kritike, ku më pas i është dhënë menjëherë edhe ndihma mjekësore e specializuar. Fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur të mbijetojë, duke mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Raportohet se vajza mund të ketë pasur edhe komplikacione të tjera ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detaje të tjera. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detajet e tjera për këtë humbje tragjike.

Njoftimi i klubit Tirana

“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe”, ka shkruar klubi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Kush është Freddy Alvarez

Mesfushori ofensiv nga Costa Rica është bërë zyrtarisht pjesë e KF Tiranës në merkaton e Janarit 2026! Pas firmosjes së kontratës dhe analizave mjekësore, ai ju bashkua menjëherë me ekipin nën udhëheqjen e trajnerit Nuhiu, duke luajtur në 3 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI