Flash

Bylis surprizon, ndal Egnatian kryesuese dhe ndez garën në skajet e tabelës

Lapsi.al 24 January 2026
Bylis surprizon, ndal Egnatian kryesuese dhe ndez garën në skajet e

Bylis ka marrë një rezultat shumë të rëndësishëm në Ballsh, duke barazuar 2-2 përballë Egnatias kryesuese. Ky rezultat ka ndezur garën si në krye, ashtu edhe në fundin e renditjes së Superiores.

Ndeshja ishte e luftuar nga minuta e parë deri në fund. Në pjesën e parë, Egnatia kaloi në avantazh dhe dukej se kishte kontrollin e lojës. Por në fraksionin e dytë, Bylis reagoi fort, duke shënuar dy herë brenda pak minutash dhe përmbysur rezultatin. Rrogozhinasit u rikthyen sërish në lojë, duke barazuar shifrat në 2-2.

MIREL JOSA: DUHEJ MË SHUMË ENTUZIAZM DHE QETËSI

Pas ndeshjes, trajneri i Bylisit, Mirel Josa, u shpreh i pakënaqur me barazimin, por i kënaqur me reagimin e skuadrës. Josa theksoi se ekipi duhej të kishte treguar më shumë entuziazëm dhe qetësi në menaxhimin e lojës. Gjithashtu ai hodhi dyshime për vlefshmërinë e golit të dytë të Egnatias.

“Derisa arritëm të kthenim rezultatin, duhej të ishim shumë më të kujdesshëm në menaxhimin e lojës. Nuk patëm qetësi dhe pësuam golin. Goli i dytë, për mendimin tim, duhet rishikuar, pasi besoj se kishte pozicion jashtë loje në rrezen e portierit. Nuk jam i kënaqur me barazimin, por me mënyrën si skuadra nga disavantazhi kaloi në avantazh. Megjithatë, lojtarët duhet të kishin më tepër entuziazëm për ta luajtur këtë ndeshje”, u shpreh Josa.

EDLIR TETOVA: DOMINIM PA EFIKASITET

Nga ana tjetër, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, pranoi se skuadra e tij nuk reagoi siç duhet në momente të caktuara duke lejuar barazimin.

“Paraqitja lë për të dëshiruar. Mendoj se e dominuam lojën, por nuk ishim efektivë para portës dhe kjo më shqetëson. Në disa momente nuk reaguam mirë, sidomos në situata individuale dhe në vendosje. Ishte një transfertë e vështirë, me mungesa në mbrojtje. Por në fund mendoj se ishim më afër fitores. Kampionati është i gjatë dhe ka luhatjet e veta. Jam i kënaqur me lojtarët që hynë nga stoli, edhe pse për pak minuta”, deklaroi Tetova.

Ky barazim vë në diskutim kreun e renditjes për Egnatian. Nga ana tjetër i jep Bylisit besim dhe shpresë për vazhdimësinë, pas një periudhe të vështirë në kampionat.

[video width="674" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/01/6974d55de4169.mp4"][/video] [video width="676" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/01/6974d4d16dd16.mp4"][/video] [video width="676" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/01/6974d4727ccbf.mp4"][/video] [video width="746" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/01/6974c81391676.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI