Flash

San Siro, nga nesër është “stop olimpik”: ja kur Inter dhe Milan kthehen në Meazza

Lapsi.al 23 January 2026
San Siro, nga nesër është “stop olimpik”: ja kur

Pavarësisht angazhimit në Champions League kundër Arsenal vetëm tre ditë më parë, Inter rikthehet në fushë që këtë mbrëmje për t’u përballur me një kundërshtar si Pisa në një ndeshje shumë të rëndësishme për të grumbulluar pikë ndaj rivalëve, në pritje të superndeshjeve Juventus-Napoli dhe Roma-Milan të parashikuara këtë fundjavë.

Shumëkush ka pyetur pse zikaltërit duhet të luajnë dy ndeshje kaq pranë njëra-tjetrës. Përgjigjja është shumë e thjeshtë: ajo e kësaj mbrëmjeje do të jetë ndeshja e fundit e zhvilluar në San Siro përpara pushimit olimpik. Nga nesër, në fakt, në Meazza do të nisin të gjitha përgatitjet e nevojshme për eventin e madh të 6 shkurtit, pra ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Kështu, dy skuadrat milaneze do të detyrohen në një “eksod” që mund të zgjasë edhe një muaj.

KALENDARI I INTERIT

Inter - Pisa (Serie A, 23 janar)

Borussia Dortmund - Inter (Champions League, 28 janar)

Cremonese - Inter (Serie A, 1 shkurt)

Inter - Torino (Coppa Italia, 4 shkurt, do të luhet në Monza)

Sassuolo - Inter (Serie A, 8 shkurt)

KALENDARI I MILANIT

Roma - Milan (Serie A, 25 janar)

Bologna - Milan (Serie A, 3 shkurt)

Milan - Como (Serie A, për t’u përcaktuar)

Pisa - Milan (Serie A, 15 shkurt)

Për të mësuar datën e rikuperimit të ndeshjes kundër skuadrës së Fabregas, kuqezinjtë duhet ende të presin. Gjithçka do të varet nga Inter dhe renditja e tij në fazën league të Champions: nëse zikaltërit do të kualifikohen në play-off si kokë serie (mes vendit të 9-të dhe të 16-të), Milan-Como do të rikuperohet në mesjavën 16-21 shkurt. Në të kundërt, përballja me larianët do të shtyhet në mesjavën 23-28 shkurt. Kujtojmë, në fakt, se kokat e serisë do të luajnë ndeshjen e kthimit të play-off-it në shtëpi.

Duke përmbledhur, e para nga dy skuadrat milaneze që do të rikthehet në San Siro do të jetë Inter, kur në fundjavën e Shën Valentinit do të presë Juventusin. Ndeshja e dytë pas stopit olimpik do të luhet pak ditë më pas: për të ditur se cila do të jetë, duhet të pritet. Angazhimi i parë (i sigurt) i Milanit në Meazza do të jetë kundër Parmës në fundjavën e 22 shkurtit.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI