Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Real dërrmon 6-1 Monaco, por shpërthen çështja Bellingham: "U hakmorra me tifozët"

Lapsi.al 22 January 2026
Real dërrmon 6-1 Monaco, por shpërthen çështja Bellingham:
Një 6-1 ndaj Monacos në Bernabeu, vendi i dytë në renditjen e Champions, La Liga praktikisht e rihapur nga -1 pikë diferencë me kryesuesin Barcelona: sezoni i Real Madrid po rikthehet në shinat e duhura pas shkarkimit të teknikut Xabi Alonso, por kjo nuk mjafton aspak për të qetësuar klimën mes skuadrës dhe tifozëve, të cilët shpesh në daljet e fundit kanë fishkëllyer idhujt e tyre. Për ta dëshmuar këtë, edhe në një mbrëmje ku duartrokitjet kanë qenë të shumta për të gjithë dhe Vinicius është zgjedhur Mvp, është festimi polemik i Jude Bellingham, autor i golit të gjashtë ndaj francezëve.

Lexo më tej: Arsenal dërrmon Inter, Arteta me 100% fitore në Champions: Real luan tenis, bie PSG

Në javët e fundit mesfushori anglez ka përfunduar në shënjestër të rrjeteve sociale, që e akuzojnë se e do shumë jetën e natës në Madrid në dëm të rendimentit në fushë. Kështu, pasi realizoi golin e 6-1, Bellingham vendosi gishtin e madh te goja, ngriti gishtin e vogël dhe hodhi kokën pas, sikur po imitonte pirjen e një shot-i, duke e përsëritur disa herë gjestin e më pas duke qeshur me shokët e skuadrës. “Festimi im? Shumë njerëz thonë shumë gjëra, dhe unë që e di si qëndrojnë gjërat, u hakmora ndaj tifozëve…”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI