Është luftë e hapur në familjen Beckham: nga njëra anë Victoria dhe David dhe nga ana tjetër djali Brooklyn. Brooklyn Peltz Beckham – siç tashmë quhet, pasi i ka shtuar mbiemrin e bashkëshortes emrit të tij – ka publikuar një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ku ndiqet nga 16 milionë persona, në të cilin akuzon mamanë dhe babanë – stiliste dhe ish-popstar e Spice Girls e para, legjendë e futbollit anglez i dyti – se duan të “prishin” martesën e tij me gruan Nicola, aktore amerikane e martuar në 2022, vajza e miliarderit Nelson Peltz dhe ish-modeles Claudia Heffner.
“Nuk dua të pajtohem me familjen time”, fjalët e prera. Brooklyn, 26 vjeç, u hedh në fytyrë prindërve, në veçanti Victorias, se kanë nënvlerësuar gjithmonë babanë dhe nënën e Nicolës dhe e kanë trajtuar keq atë vetë me qëndrime “të ulëta”: përfshirë anulimin “në minutën e fundit” të përgatitjes së veshjeve për nusen, pasi kjo e fundit ishte shfaqur “entuziastë” për t’i veshur. Ose edhe mungesën e dukshme të ftesës për të në festën e 50-vjetorit të Davidit. “Nuk kam ndërmend të lejoj të kontrollohem, po mbroj veten për herë të parë në jetën time”, bën të ditur në fund Brooklyn. Heshtje, për momentin, nga ana e çiftit Beckham, të cilët kohët e fundit kishin lënë të kuptohej tashmë hidhërimi i tyre.
Pyetja surreale trajnerit të Pafos: “Po ndjek sagën e Beckham?”, “Mos u përgjigj”
Mes gjithë pyetjeve të cilave Albert Celades mendonte se do t’i përgjigjej pas humbjes së Pafos në Londër kundër Chelsea (një 0-1 që eliminon, përveç skenarëve mrekulli në raundin e fundit, qipriotët, të ndalur në 6 pikë), trajneri 50-vjeçar spanjoll me siguri nuk e kishte marrë parasysh atë që lidhej me “sagën e David Beckham”, për të përdorur fjalët e sakta të gazetarit anglez në konferencë shtypi. Shprehja e habitur e Celades tregoi gjithçka për habinë e tij, më pas mendoi përgjegjësi i komunikimit i Pafos i ulur pranë tij ta bënte edhe më surreal momentin, duke i pëshpëritur trajnerit “mos iu përgjigj kësaj pyetjeje”.
@bbcsport Pafos boss Albert Celades was asked a bit of a strange question in his press conference…. #UCL #DavidBeckham #BrooklynBeckham ♬ original sound - BBC Sport
Ç’lidhje ka e gjithë kjo me Chelsea-Pafos në Champions e di vetëm gazetari që bëri pyetjen ndaj Celadesit të sikletosur, i cili ishte tashmë disi i mërzitur pas humbjes në Stamford Bridge: “Ke luajtur për një kohë me David Beckham te Real (në sezonin 2004/05, shënim), a e ke ndjekur sagën e tij? Dhe çfarë mendon?”. Albert buzëqeshi lehtë, para se të pyeste nga ana e tij: “Për çfarë sage bëhet fjalë?”. Në atë moment ndërhyri menjëherë zëdhënësi i Pafos: “Mos u përgjigj kësaj pyetjeje”, u dëgjua t’i thoshte nën zë trajnerit. Dhe më pas para të gjithëve: “Mendoj se nuk është e lidhur me Pafos, më vjen keq”.
“Nuk e kuptoj fjalën e fundit (pra ‘saga’), por kemi luajtur bashkë, po”, u përgjigj në fund Celades. Shkëmbimi i çuditshëm vazhdoi me të njëjtin gazetar që shtoi: “Ndoshta do të bënit më mirë të mos përgjigjeni, ndoshta është e mençur”. “Jo, por kam një kujtim të mirë për të, sepse kemi kaluar kohë bashkë. Ishte një profesionist i jashtëzakonshëm dhe sigurisht një lojtar shumë i mirë”, e mbylli çështjen Celades.