Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Statujës së CR7 i vihet flaka, kush është vandali i ndaluar nga policia

Lapsi.al 21 January 2026
Statujës së CR7 i vihet flaka, kush është vandali i ndaluar
Që Cristiano Ronaldo të bëjë zjarr e flakë (dhe sidomos gola) në fushë, kjo është e vërtetuar prej më shumë se 20 vitesh karrierë në nivelin më të lartë, por që flakët të mund të përfshinin statujën e ngritur në nder të tij në Funchal, në ishullin e lindjes Madeira, ishte vërtet e vështirë për t’u parashikuar. Është pikërisht ajo që ka ndodhur me CR7 dhe që më pas është përjetësuar në një video të publikuar në rrjetet sociale nga autori i aktit vandal, plotësisht i pakuptimtë. I riu është ndaluar nga policia: bëhet fjalë për një person tashmë të njohur për probleme të shëndetit mendor, aktualisht i shtruar në një strukturë psikiatrike.

Statuja e CR7 e djegur në Funchal, fyerje e gjeste vulgare

Pamjet tregojnë djalin që fillimisht hedh një lëng të ndezshëm mbi statujën prej bronzi të futbollistit që aktualisht luan te Al Nassr dhe më pas i vë flakën me një çakmak. Më pas, ndërsa flakët përfshinin figurën e Ronaldos, i riu është larguar dhe ka improvizuar disa hapa vallëzimi “freestyle” mbi muzikën e një altoparlanti që kishte marrë me vete, duke e përfunduar gjithçka me fyerje dhe gjeste vulgare të drejtuara ndaj statujës dhe, në fund, me një ulërimë kafshërore drejt kamerës.

Kush është autori i aktit vandal?

Statuja – e cila ndodhet përpara Muzeut CR7 në Funchal – nuk ka pësuar dëme të përhershme dhe tashmë është pastruar dhe kthyer në gjendjen e mëparshme: është një destinacion shumë i vizituar nga turistët. Të dhënat e vandalit njihen mirë; në profilin e tij në Instagram (që ka më pak se dy mijë ndjekës dhe ku ka publikuar videon me mbishkrimin “Ky është paralajmërimi i fundit i Zotit”) ai e përkufizon veten si “person”, “freestyler” dhe “madeirense”. Dhe në fakt, i riu banon pikërisht në Madeira; policisë nuk i është dashur shumë kohë për ta gjetur dhe ndaluar. Një burim nga policia e Funchal ka deklaruar lidhur me këtë: “Autori i këtij krimi është identifikuar. Ai është i njohur këtu për shkak të situatave të ngjashme të ndodhura në të kaluarën”. Pas ndalimit, është lëshuar një urdhër urgjent nga Autoriteti Shëndetësor për një vlerësim psikiatrik, i zbatuar nga policia “për të mbrojtur individin dhe publikun”. I riu është shtruar kështu në një repart psikiatrik të spitalit lokal për arsye sigurie, për veten dhe për të tjerët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI