Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Si u eliminua nga futbolli Platini: "Një grup njerëzish vendosi të më vrasë”

Lapsi.al 20 January 2026
Si u eliminua nga futbolli Platini: "Një grup njerëzish vendosi

Pas dhjetë vitesh larg dritave të futbollit ndërkombëtar, Michel Platini rrëfen dekadën e kaluar nga skandali FIFA që e përfshiu dhe reflekton mbi plagët që ka lënë, duke kritikuar drejtuesit aktualë të institucionit që qeveris futbollin botëror dhe duke përmendur një kapitull të ri të jetës së tij, larg administrimit të sportit.

Në vitin 2015 Le Roi u pezullua nga të gjitha aktivitetet e FIFA-s për parregullsi të supozuara. Pavarësisht shfajësimit nga gjykatat, sanksioni i dha fund karrierës së tij drejtuese dhe shënoi një periudhë vuajtjeje të madhe personale.

“Një grup njerëzish vendosi të më vrasë”, rrëfen ai në një intervistë të gjatë për gazetën angleze The Guardian, duke shpjeguar se pas rënies së tij kishte motive politike: “Isha i destinuar të bëhesha president i FIFA-s. Gjithçka ndodhi sepse ata nuk donin që kjo të ndodhte. Pezullimi ishte një padrejtësi e madhe dhe, në përgjithësi, ishte i motivuar politikisht”.

Platini përshkruan edhe pasojat mbi familjen: “Dhjetë vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për shkak të asaj që familja ime është dashur të përballojë. Ata shihnin çfarë thuhej në gazeta, çfarë thoshte njerëzia, debatin botëror. Por nuk jam shqetësuar kurrë për rezultatin, sepse e dija që nuk isha fajtor, e dija që në fund nuk do të dilte asgjë. Kam qenë gjithmonë në paqe me veten”.

Platini: “Infantino donte të bëhej president i UEFA-s”

Platini denoncon prirjen autoritare dhe largimin e drejtuesve nga thelbi i futbollit: “Kjo administratë, e përbërë nga njerëz që as nuk i njihja, nuk donte një president ndryshe. Futbolli ishte shumë fitimprurës; ata mund të nxirrnin përfitime të mëdha dhe kishin frikë se do të ndryshoja shumë gjëra. Më shihnin si një kërcënim”.

Sa i përket Gianni Infantino-s, president aktual i FIFA-s dhe ish-sekretar i UEFA-s, Platini thekson: “Jo, ai ka përfituar nga situata, por nuk ka qenë një nga nxitësit. Infantino donte të bëhej president i UEFA-s, prandaj më shtyu drejt FIFA-s”.

Ndërsa i njeh rolin pozitiv në UEFA, kritikon drejtimin e tij në FIFA: “Ishte një numër dy i mirë, por jo një numër një i mirë. Ka bërë një punë të shkëlqyer në UEFA, por ka një problem: i pëlqejnë të pasurit dhe të pushtetshmit, ata që kanë para”.

Përparaardhësin e tij Sepp Blatter e komenton kështu: “Mund të thuash çfarë të duash për Blatter-in, por problemi i tij kryesor ishte se donte të qëndronte në FIFA përgjithmonë. Ishte një person i mirë për futbollin”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI