Flash

Pa Nobelin, s'ka paqe, mesazhi tronditës i Trump për Europën

Lapsi.al 19 January 2026
Pa Nobelin, s'ka paqe, mesazhi tronditës i Trump për Europën

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ndihet më i detyruar të mendojë vetëm për paqen, pasi nuk mori Çmimin Nobel për Paqen, duke përsëritur njëkohësisht kërkesën e tij për marrjen nën kontroll të Groenlandës.

Në një mesazh drejtuar kryeministrit të Norvegjisë, Jonas Gahr Store, Trump fajësoi vendin për mosdhënien e çmimit, duke thënë: “Duke qenë se vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen për faktin se kam ndalur 8 luftëra PLUS, nuk ndihem më i detyruar të mendoj thjesht për Paqen, megjithëse ajo do të mbetet gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj edhe për atë që është e mirë dhe e drejtë për SHBA-në”.

Ai shtoi se “Bota nuk është e sigurt nëse ne nuk kemi Kontroll të Plotë dhe Total mbi Groenlandën”.

CBS News konfirmoi autenticitetin e mesazhit. Støre tha se e kishte marrë atë si përgjigje ndaj një mesazhi që ai dhe presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, i kishin dërguar Trump, ku kundërshtonin rritjen e tarifave dhe kërkonin ulje tensionesh për çështjen e Groenlandës.

Kryeministri norvegjez theksoi se Çmimi Nobel për Paqen jepet nga një komitet i pavarur dhe jo nga qeveria. Trump, nga ana e tij, ka këmbëngulur se SHBA-ja duhet të marrë nën kontroll Groenlandën për arsye sigurie kombëtare, duke mos përjashtuar as përdorimin e forcës ushtarake kundër një vendi anëtar të NATO-s.

Ai ka paralajmëruar vendosjen e tarifave deri në 25 për qind ndaj aleatëve që kundërshtojnë planin e tij dhe ka vënë në dyshim të drejtën e Danimarkës mbi Groenlandën, duke deklaruar se “nuk ka dokumente të shkruara” që e justifikojnë atë.

Ndërkohë, kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar duke thënë se çdo vendim për statusin e Groenlandës i përket vetëm popullit të saj dhe Mbretërisë së Danimarkës, ndërsa Danimarka, Groenlanda dhe aleatët e NATO-s kanë vendosur të rrisin praninë ushtarake në Arktik.

Çmimi Nobel për Paqen këtë vit iu dha lideres së opozitës venezueliane María Corina Machado, e cila më pas ia dorëzoi medaljen Trumpit, ndonëse Fondacioni Nobel ka theksuar se çmimi nuk mund të transferohet, as simbolikisht.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI