Flash

Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë: I pranoj gabimet e mia, demokracia duhet mbrojtur

Lapsi.al 19 January 2026
Dorëhiqet presidenti i Bullgarisë: I pranoj gabimet e mia, demokracia

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka dhënë dorëheqjen nga posti, ndërsa zëvendëspresidentja aktuale Iliana Jotova do të marrë postin e kreut të shtetit.

Radev theksoi se demokracia bullgare nuk do të mbijetojë nëse lihet në duart e, siç tha ai, “strukturave të korruptuara dhe ekstremistëve”, duke theksuar se besimi i qytetarëve e detyron të mbrojë institucionet.

“Nesër do të jap dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Nëntë vjet më parë, ju votuat që unë të shërbeja në Bullgari si president. Së bashku përjetuam një sërë krizash, sulmesh nga oligarkia dhe protesta të mëdha në vitet 2020 dhe 2025. Sot, po ju drejtohem për herë të fundit si president i Bullgarisë. I pranoj gabimet e mia”, tha Radev.

Sipas mediave të huaja, ai kujtoi se u zgjodh për herë të parë president nëntë vjet më parë dhe se besimi iu rinovua në vitin 2021, duke vlerësuar se u përpoq ta justifikonte këtë nder dhe përgjegjësi në të gjitha veprimet e tij.

Të këshilluara

Bordi i Paqes, Franca refuzon Trump

Parisi nuk ka ndërmend të marrë pjesë në Këshillin e Paqes të promovuar nga Presidenti i SHBA-së Trump për Gazën në këtë fazë, thonë burime pranë Pallatit Elyse...

19:57

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI