Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Dy penallti e tre vendime me Var: Egnatia e Elbasani barazim mes polemikave

Lapsi.al 18 January 2026
Dy penallti e tre vendime me Var: Egnatia e Elbasani barazim mes polemikave

Egnatia dhe Elbasani kanë ndarë pikët në një duel dramatik dhe të tensionuar në Rrogozhinë. Sfida mes vendit të parë dhe të dytë në renditje u mbyll në barazim 2-2. Vendasit dominuan lojën dhe krijuan rastet më të pastra gjatë gjithë ndeshjes. Megjithatë, Elbasani shënoi me goditjen e parë drejt portës, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Egnatia rikthen ekuilibrin në pjesën e dytë

E njëjta skemë u përsërit edhe në fillimin e pjesës së dytë. Miqtë shfrytëzuan një kundërsulm të shpejtë dhe dyfishuan shifrat. Rezultati 0-2 la të kuptohej se Elbasani ishte pranë një fitoreje të madhe. Egnatia reagoi dhe nuk ndali presionin në kërkim të golit. Ndërhyrja e VAR-it rezultoi vendimtare për vendasit. Pas rishikimit të pamjeve, arbitri akordoi penallti për prekje të topit me dorë. Fillimisht vendimi nuk ishte dhënë, por u ndryshua pas pamjeve në ekran. Egnatia arriti të barazojë rezultatin dhe riktheu ekuilibrin në ndeshje. Në minutat e fundit vendasit kërkuan edhe golin e përmbysjes, por rastet e mira u shpërdoruan. Sfida u mbyll me ndarjen e pikëve, duke lënë të dyja ekipet të kënaqura me nga një pikë në një duel direkt për kryesimin.

Trajneri i Elbasanit, Gvozdenoviç, ndihet i vjedhur

Pas ndeshjes, trajneri i Elbasanit, Gvozdenoviç, u shpreh i pakënaqur me penalltitë e akorduara për Egnatinë.
“Aspak nuk ishin penallti, ishte e çuditshme. Golat e Egnatias erdhën nga raste shumë të diskutueshme”, tha ai.

Trajneri shtoi se skuadra ndryshoi formacionin pas golit të parë dhe ishte mirë e ekuilibruar në ajër, duke përgatitur sulme të shpejta. Ai vlerësoi lojën e ekipit të tij, duke thënë se barazimi nuk është keq dhe se çdo pikë ka vlerë në kampionat.

Gvozdenoviç theksoi gjithashtu se Elbasani shënoi dy gola nga tranzicioni dhe mund të kishte bërë më shumë në pjesën e parë. Megjithatë, ai u shpreh krenar për paraqitjen e lojtarëve dhe theksoi se lufta për kryesim do të vazhdojë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI