Flash

Crystal Palace i thotë jo Juventusit: refuzohet oferta bardhezi për sulmuesin Mateta

Lapsi.al 18 January 2026
Crystal Palace i thotë jo Juventusit: refuzohet oferta bardhezi për

Crystal Palace ka thënë jo: klubi londinez ka refuzuar ofertën e Juventusit për sulmuesin francez Jean-Philippe Mateta. Bardhezinjtë kishin propozuar një huazim me detyrim, me vlerë 2 milionë euro, me detyrim blerjeje prej 28 milionë eurosh, të kushtëzuar nga kualifikimi në Europa League sezonin e ardhshëm. Crystal Palace e vlerëson lojtarin jo më pak se 40 milionë euro dhe për momentin merr në konsideratë vetëm shitjen e menjëhershme përfundimtare. Negociatat janë pra në një fazë ngecjeje: për t’i rihapur nevojitet një rritje oferte nga bardhezinjtë. Nga ana e lojtarit, ndërkohë, marrëveshja me Juven (kontratë katërvjeçare) është arritur tashmë.

Ndërkohë, situata e brendshme te Palace është gjithçka tjetër veçse pozitive. Trajneri i klubit anglez, Oliver Glasner, ka njoftuar publikisht se në fund të sezonit, pavarësisht ofertës për rinovim që ka marrë, do të largohet nga klubi ku mbërriti në vitin 2024 dhe që e ka çuar të luajë në Europë: “E kam informuar tashmë klubin se doja një sfidë të re”, ka shpjeguar trajneri, por nga fjalët e tij kuptohet lehtësisht se pas këtij vendimi fshihen marrëdhënie të krisura me pronësinë, të shkaktuara sidomos nga disa zgjedhje merkatoje që Glasner nuk i ka ndarë.

Lexo më tej: Juventus do menjëherë Mateta, Palace kërkon David: përgjigja është kategorike

Zgjedhja e fundit nga këto është shitja e afërt te Manchester City e kapitenit Marc Guehi, një operacion prej rreth 25 milionë eurosh që pritet të mbyllet përfundimisht këto ditë: “Kam ndjesinë se po na braktisin plotësisht – ka sulmuar Glasner në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Sunderland, e humbur më pas 1-2 – Gjëja më e keqe është të shesësh kapitenin tonë një ditë para se të luash një ndeshje.

Deri tani e kam mbajtur gojën mbyllur, por këtë sezon na kanë shqyer zemrën dy herë dhe në të dy rastet gjithmonë në prag të një ndeshjeje: fillimisht me Eze, pastaj me Guehi”. Dhe ka shtuar: “Crystal Palace është i zoti ta mbyllë sezonin në këtë mënyrë, me Oliver Glasner; me një trajner tjetër nuk e di… Por nuk më intereson”. Edhe për Mateta-n fjalët e Glasner-it kanë tingëlluar polemike: “Zërat për largimin e Mateta? Do të ketë një çmim, Crystal Palace do të thotë: ‘kanë mbetur 18 muaj deri në fund të kontratës së tij’, e mbyllim marrëveshjen. Nëse ai do, dhe megjithatë askush nuk do ta paguajë këtë çmim, atëherë ai do të qëndrojë”.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI