Flash

Mazzitelli firmos fitoren, revanshi i Juventus ndalet në Cagliari: Inter 10 pikë larg

Lapsi.al 17 January 2026
Mazzitelli firmos fitoren, revanshi i Juventus ndalet në Cagliari: Inter 10

Ndërpritet momenti jashtëzakonisht pozitiv i Juventusit të drejtuar nga Luciano Spalletti në Serie A. Bardhezinjtë bien 1-0 në Unipol Domus kundër Cagliari-t dhe rrëshqasin kështu në -10 nga Interi kryesues. Episodi i parë i madh i ndeshjes ndodh në minutën e 15’, kur Massa akordon një penallti në favor të bardhezinjve për një prekje në zonë mes Mazzitelli dhe Miretti: por VAR thërret arbitrin te monitori dhe drejtuesi i takimit ndryshon vendimin, duke sinjalizuar faull në sulm të juventinit.

Pjesa e parë mbyllet kështu pa gola, ndërsa Cambiaso më pas angazhon Caprile në pritjen e parë të vërtetë në minutën e 56’. Juventus e mbyll kundërshtarin në gjysmën e vet të fushës, duke mos u lënë praktikisht kurrë sardëve mundësinë për të kundërsulmuar. Skuadra e teknikut Pisacane, megjithatë, godet nga goditja standarde: Gaetano ekzekuton një goditje dënimi në minutën e 65’ dhe gjen rrotullimin e shkëlqyer fluturimthi nga Mazzitelli, i cili shënon kështu golin e 1-0 për kuqeblutë.

Spalletti hedh menjëherë në fushë kartat Zhegrova dhe Openda, por është Yildiz ai që e detyron Caprile në pritjen vendimtare. Turku ndizet dhe në minutën e 84’ kur u ndal nga shtylla, me ndihmën e një devijimi kundërshtar, ndërsa Koopmeiners angazhon portierin sard në pritjen e fundit të mbrëmjes. Cagliari fiton kështu 1-0 dhe ngjitet në 22 pikë, duke i dhënë fund nga ana tjetër momentit pozitiv të Juventus. Pas pesë fitoreve në gjashtë ndeshjet e mëparshme, bardhezinjtë pësojnë një humbje që i mban në kuotën e 39 pikëve.

NAPOLI–SASSUOLO 1-0

Në javën e 21-të të Serie A, Napoli rikthehet te fitorja me një 1-0 mjaft të vuajtur ndaj Sassuolo në “Maradona”. Partenopejtë e zhbllokojnë menjëherë ndeshjen, me të djathtën në minutën e 7’ nga Lobotka pas një topi të kthyer nga Muric në goditjen e Elmas. Goli i pësuar i trondit miqtë, që përpiqen të mbështeten sidomos te Laurienté. Francezi është shumë i frymëzuar, por në pushim njerëzit e teknikut Conte janë përpara me një gol. Formacioni i drejtuar nga Grosso shtyn fort në pjesën e dytë, me Milinkovic-Savic që është vendimtar ndaj Pinamonti.

Stellini (i pranishëm në vend të Conte, që ishte i pezulluar) humbet lojtarë për shkak dëmtimesh, me Elmas dhe Rrahmanin që detyrohen të lënë fushën për Politano (i cili nga ana e tij dëmtohet në fund) dhe Buongiorno. Emilianët provojnë vërtet në çdo mënyrë të barazojnë shifrat, por Napoli u mbrojt deri në fund dhe marrin tre pikët. Me këtë fitore Napoli ngjitet në kuotën e 43 pikëve, mbetet në -6 nga Inter dhe e kap për momentin Milan (i angazhuar nesër në “San Siro” kundër Lecce).

UDINESE–INTER 0-1

Udinese kishte tronditur pankinën e Cristian Chivu në ndeshjen e parë, por kjo nuk përbën problem për kryesuesit në javën e 21-të të Serie A. Në “Bluenergy Stadium” feston Inter, i cili dominon kundër bardhezinjve dhe fiton 1-0. Njeriu vendimtar është Lautaro Martinez, i cili pasi i shkon pranë golit menjëherë, e zhbllokon ndeshjen në minutën e 20’: asist me thembër nga Pio Esposito, driblim dhe prekje me pjesën e jashtme nga Toro. Dimarco i shkon dy herë pranë dyfishimit dhe i anulohet edhe një gol, ndërsa Udinese reagon vetëm në fund dhe e shtyp Inter në zonën e vet me një rrethim të vërtetë. Chivu mbrohet duke vendosur Akanji si mesfushor dhe feston, me të tijtë që mbeten të parët dhe ngjiten në kuotën e 49 pikëve.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI