Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Broja e Burnley ndalin Liverpool në Anfield: Tottenham humb derbin në shtëpi

Lapsi.al 17 January 2026
Broja e Burnley ndalin Liverpool në Anfield: Tottenham humb derbin në

Në javën e njëzet e dytë të Premier League, Manchester City pëson humbje në derbin kundër United: debutim perfekt për Carrick në pankinën e Red Devils, 2-0 ndaj Guardiolës me vulën e Mbeumo (65’) dhe Dorgu (76’). Me të njëjtin rezultat Chelsea në Stamford Bridge mposht Brentford: Blues kalojnë në avantazh me Joao Pedro në minutën e 26’, më pas Palmer mbyll llogaritë me penallti në të 76’. Vetëm barazim 1-1 për Liverpool në shtëpi me Burnley, bie Tottenham.

CHELSEA–BRENTFORD 2-0

Gjithçka mjaft e lehtë për Chelsea, që në Stamford Bridge mposht Brentford 2-0. Në fillim Bees duken sikur mund të frikësojnë kundërshtarët, por pak para gjysmë ore vjen avantazhi i Blues me Joao Pedro, i shërbyer nga Enzo Fernandez. Vendasit e mbyllin pjesën e parë në avantazh, më pas në fillim të pjesës së dytë mysafirët kërkojnë me ngulm barazimin. Pak më pak se një çerek ore nga fundi vjen goditja e nokautit: penallti e akorduar për njerëzit e Rosenior, me Cole Palmer që nuk gabon në minutën e 76’. Chelsea ngjitet në 34 pikë, duke kaluar pikërisht Brentford në vendin e gjashtë, i cili mbetet në kuotën 33.

LIVERPOOL–BURNLEY 1-1

Një tjetër hap fals për Liverpool, vetëm 1-1 në Anfield kundër Burnley, që kishte në fushë nga minuta e pare sulmuesin e kombëtares Armando Broja. Formacioni i drejtuar nga Slot nis menjëherë shumë fort dhe fiton një penallti në minutën e 32’ me Szoboszlai. Nga pika e bardhë hungarezi godet shtyllën, me mysafirët që shpëtojnë. Reds nuk demoralizohen dhe në minutën e 42’ gjejnë gjithsesi golin e 1-0 me Wirtz, pas asistit të Jones. Njerëzit e Parker befasojnë kundërshtarët në fillim të pjesës së dytë, duke barazuar shifrat në minutën e 65’ me Edwards. Vendasit në rreth gjysmë ore të mbetur provojnë në çdo mënyrë të kalojnë sërish në avantazh, por pa ia dalë. Me këtë 1-1 Liverpool ngjitet në 36 pikë, vetëm një mbi Manchester United-in me 35. Pikë e rëndësishme për Burnley, që shkon në kuotën 14.

NDESHJET E TJERA

Bie Tottenham, i mposhtur 2-1 në shtëpi nga West Ham: Hammers kalojnë në avantazh në minutën e 15’ me Summerville-n, Spurs barazojnë në të 64’ me Romero-n, por Wilson në minutën e 93-të i dhuron fitoren mysafirëve. Sunderland mposht 2-1 Crystal Palace-n: për Black Cats mjaftojnë golat e Le Fee (33’) dhe Brobbey (71’), nuk mjafton goli i Yeremy Pino (30’) për skuadrën e Glasner. Hap fals për Fulham, i mundur në fund në fushën e Leeds (gol i Nmecha në minutën e 91’).

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI