Flash

Gaza/ Trump krijon Bordin e Paqes: Mbështes një qeveri palestineze paqësore

Lapsi.al 16 January 2026
Gaza/ Trump krijon Bordin e Paqes: Mbështes një qeveri palestineze

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump u shpreh se si kryetar i Bordit të Paqes, ka mbështetur një qeveri palestineze, e cila do të jetë e përkushtuar për një të ardhme paqësore.

Sipas presidentit Trump, Hamasi duhet të respektojë angazhimet, duke kthyer të gjitha pengjet izraelite dhe duke vazhduar demilitarizimit e plotë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi formimin e një "Bordi të Paqes" për Rripin e Gazës, teksa ka hyrë në fuqi faza e dytë e planit me 20 pika.

Trump shtoi se populli i Gazës ka vuajtur mjaftueshëm dhe tani është koha e paqes.

"Siç njoftoi Steve Witkoff, ne kemi hyrë zyrtarisht në fazën tjetër të Planit të Paqes prej 20 pikash të Gazës! Që nga Armëpushimi, ekipi im ka ndihmuar në shpërndarjen e niveleve rekord të ndihmës humanitare në Gaza, duke arritur te civilët me shpejtësi dhe shkallë historike. Edhe Kombet e Bashkuara e kanë njohur këtë arritje si të paprecedentë. Këto rezultate kanë përgatitur terrenin për këtë fazë tjetër.

Si Kryetar i Bordit të Paqes, unë mbështes një qeveri Teknokratike Palestineze të sapoemëruar, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës, të mbështetur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bordit, për të qeverisur Gazën gjatë tranzicionit të saj. Këta udhëheqës palestinezë janë të përkushtuar pa u lëkundur për një të ardhme paqësore!

Me mbështetjen e Egjiptit, Turqisë dhe Katarit, ne do të sigurojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për demilitarizim me Hamasin, duke përfshirë dorëzimin e të gjitha armëve dhe çmontimin e çdo tuneli. Hamasi duhet të respektojë menjëherë angazhimet e tij, duke përfshirë kthimin e trupit të fundit në Izrael dhe të vazhdojë pa vonesë drejt demilitarizimit të plotë. Siç e kam thënë edhe më parë, ata mund ta bëjnë këtë në mënyrën e lehtë ose në mënyrën e vështirë. Populli i Gazës ka vuajtur mjaftueshëm gjatë. Koha është tani. Paqe përmes forcës", shkruan Trump në Truth Social.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI