Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Vëlla e motër struken në Stadium pas ndeshjes:3 shishe shampanjë, natë si klandestinë

Lapsi.al 15 January 2026
Vëlla e motër struken në Stadium pas ndeshjes:3 shishe

Vëllai mbante ende në duar tre shishe shampanjë kur Karabinierët e kapën brenda Allianz Stadium së bashku me motrën. E kishin kaluar natën aty, pas ndeshjes së kampionatit që Juventusi kishte luajtur të hënën mbrëma kundër Cremoneses. Kishin ardhur nga Bologna për të shkuar në tempullin e futbollit bardhezi, por aventura e tyre përfundoi keq, shumë keq: ai u arrestua dhe do të gjykohet me procedurë të përshpejtuar; ajo u denoncua në Prokurorinë e Torinos.

Të dy janë të dyshuar rëndë për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim. Donin (ndoshta) ta shijonin “deri në fund” aventurën e tyre pranë “zonjës së vjetër” – dhe ia dolën – por në mëngjes u përballën me patrullën e Radiomobile. Personeli i sigurisë së stadiumit i kishte vënë re dhe kishte lajmëruar menjëherë karabinierët: aty ëndrra e bukur e dy të rinjve mori fund.

Nata klandestine brenda Stadiumit

Si arritën të qëndronin në Stadium pa u vënë re nga askush? Sipas rindërtimit, vëllai dhe motra kishin ndjekur fillimisht ndeshjen e kampionatit, të fituar 5-0 nga skuadra e Spallettit, më pas u fshehën brenda strukturës për të shijuar “deri në fund” (dhe më tej) qëndrimin e improvizuar. Ata kishin konsumuar ushqime dhe kishin përdorur divanët në zonat hospitality për të mos qëndruar në të ftohtë, duke kaluar natën të mbrojtur dhe rehat.

Arrestimi dhe denoncimi për vjedhje pasi u zbuluan

Vëllai dhe motra u përpoqën edhe të iknin kur e kuptuan se ishin zbuluar, por kësaj here fshehja pas mureve ose strukja në zona të tjera të Stadiumit nuk mjaftoi për t’ia hedhur. Ishte vetëm çështje kohe. U bllokuan pranë daljeve, ndërsa përpiqeshin t’i shmangeshin edhe arrestimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI