Flash

Trump: Pengesa për arritjen e një marrëveshje në Ukrainë është Zelenski, jo Putini

Lapsi.al 15 January 2026
Trump: Pengesa për arritjen e një marrëveshje në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Kievi, jo Moska, po e mban peng një marrëveshje të mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në një intervistë me Reuters, Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin është gati t’i japë fund pushtimit pothuajse katërvjeçar të Ukrainës dhe se udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky është më i rezervuar.

“Mendoj se (Putini) është gati të bëjë një marrëveshje. Mendoj se Ukraina është më pak e gatshme të bëjë një marrëveshje”, tha Trump.

I pyetur pse negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-të nuk kanë çuar ende në përfundimin e konfliktit më të madh tokësor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Trump u përgjigj me një fjalë: “Zelenski”.

Komentet e Trump tregojnë se ai është përsëri i pakënaqur me sjelljen e Zelenskit, me të cilin ka pasur prej kohësh një marrëdhënie të paqëndrueshme, megjithëse ndërveprimet e tyre duket se janë përmirësuar gjatë vitit 2025.

Zelenski ka përjashtuar publikisht çdo lëshim territorial ndaj Rusisë, duke thënë se Kievi nuk ka të drejtë sipas Kushtetutës të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit ukrainas.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI