Flash

Sektori i bujqësisë do të përballet me një humbje prej 17 mld USD

Lapsi.al 15 January 2026
Sektori i bujqësisë do të përballet me një humbje prej

Sektori i bujqësisë dhe ekonomia e vendit do të përballen me humbje që përllogariten deri në 17 miliardë dollarë deri në vitin 2050 nga ndryshimet klimaterike sipas skenarëve që ka zhvilluar Programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në kuadër të planit Kombëtar të adoptimin ndaj klimës.

Klima në Shqipëri pritet të ndryshojë ndjeshëm deri në vitin 2050, me rritje të temperaturave, ulje të reshjeve dhe rritje të ngjarjeve ekstreme, sipas projeksioneve kombëtare të klimës. Temperaturat mesatare vjetore do të rriten me rreth 2 gradë, ndërsa temperaturat maksimale me 2.8 gradë.

Reshjet vjetore pritet të ulen me 5.8%, ndërsa niveli i detit do të rritet me 28 cm, ndërsa numri i ditëve me reshje ekstreme do të arrijë 16, ndërsa vendi do të përballet me katër valë të nxehtësisë dhe 16 ditë shumë të ftohta në vit, thuhet në dokumentin e PNUD.

Këto ndryshime pritet të ndikojnë rëndë sektorin e bujqësisë dhe pyjeve, që përbën një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare. Bujqësia, ku përfshihet edhe blegtoria, punëson rreth një të tretën e fuqisë punëtore dhe kontribuon me 15% të PBB-së, ndërsa pyjet mbulojnë 39% të territorit, por kanë humbur 334 mijë hektarë që nga viti 1938 për shkak të prerjeve të paligjshme, zjarreve dhe menaxhimit të dobët.

Për të përballuar këto sfida vetëm për sektorin bujqësor duhen zbatuar 66 masa, me një kosto të përgjithshme prej 9.8 miliardë dollarë, që synojnë në rregullimin e sistemeve të ujitjes dhe përmirësimin e menaxhimit të ujit për bujqësinë.

Në qendër të masave janë restaurimi i tokave dhe ekosistemeve për parandalimin e përmbytjeve dhe erozionit, mbrojtjen e fermerëve përmes sigurimeve dhe fondeve të kompensimit, zbatimin e programeve të pyllëzimit dhe agropylltarisë, forcimin e sistemeve kundër zjarreve dhe promovimin e financimit të qëndrueshëm për pyjet, etj.

Ekspertët paralajmërojnë se pa këto masa, humbjet e mundshme nga ndryshimet klimatike mund të tejkalojnë 17 miliardë dollarë. Ndërhyrjet synojnë të rrisin qëndrueshmërinë e ekosistemeve, të mbështesin rritjen e qëndrueshme dhe të përputhen me objektivat globale për adaptimin ndaj klimës.

Sektori i bujqësisë është kryesisht familjar, me 85% të fermave që kanë mesatarisht vetëm 1.2 hektarë, gjë që kufizon produktivitetin. Bimët janë më të rrezikuara se blegtoria, sidomos drithërat dhe perimet. Tek blegtoria, gjedhi dhe kuajt janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike. Ndërkohë, pyjet përballen me rritje të thatësirave, zjarreve dhe përhapjes së insekteve dhe sëmundjeve, që rrisin vulnerabilitetin e ekosistemeve./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI