Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Përplasje live, Daja siluron DS e Dinamos: “Para se të flasë të sjellë ndonjë lojtar"

Lapsi.al 15 January 2026
Përplasje live, Daja siluron DS e Dinamos: “Para se të

Ilir Daja e mbylli dhjetorin me trofeun e Superkupës, që u shoqërua edhe nga Trajneri i muajit, por në kohën kur në janar priste tre lojtarë më shumë e gjeti veten me dy lojtarë më pak. Kjo situatë, në dritën edhe të dëmtimit të Maliqit, që e mbylli këtu sezonin, ka bërë që pas barazimit 0-0 në Niko Dovana me Teutën, tekniku të përdorë sarkazmën ndaj Drejtorit Sportiv Luan Pinari.

“Për të dalë te merkato, jam trajner, se kam drejtorin sportiv para dhe ai para se të thotë që luftojmë për këtë e atë, të luftojë për të sjellë ca lojtarë në ekip, sepse edhe me dëmtimin e Maliqit që e ka mbyllur këtë kampionat, patjetër na duhet të përforcohemi me 2-3 lojtarë që të vazhdojmë ecurinë që kemi pasur edhe në 2025 – tha Daja, duke theksuar mungesën e mbajtjes së premtimeve nga klubi -. Ia kisha premtuar që do ia thosha se kur del në shtyp duhet të mbajë përgjegjësi pastaj edhe për gjërat e tjera”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.

Lexo më tej: Dorezat e portierëve "të pastra" në Teuta-Dinamo, Daja: “Barazimi rezultati i drejtë”

Tekniku, që e mori çmimin Trajneri i Muajit nga Drejtoria Teknike e FSHF-së, e ka bërë të qartë se në merkato priste të paktën një sulmues dhe një mbrojtës, por ndërkohë nga organika janë larguar Fjoart Jonuzi dhe Gassama Karamba.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI