Flash

Ndeshja u ndërpre, këmbët e futbollistëve po digjeshin: çfarë ndodhi në Brazil

Lapsi.al 15 January 2026
Ndeshja u ndërpre, këmbët e futbollistëve po digjeshin:
Një skenë e paprecedentë në Brazil: futbollistët ndalojnë, ulen në fushë dhe heqin këpucët për të ftohur me ujë këmbët që po digjen në mënyrë të padurueshme për shkak të temperaturës jashtëzakonisht të lartë të terrenit të lojës. Arsyeja është se fusha nuk është me bar natyral, por me material sintetik. Kjo ndodhi në Itaquaquecetuba në shtetin e San Paolo, në Brazil, ku ndikimi i kushteve të nxehtësisë ekstreme detyroi ndërprerjen për plot katër herë të ndeshjes së ‘Copinha’ (turneu më prestigjioz brazilian për skuadrat U-20) mes Novorizontino dhe Juventude Samas. Temperatura e ajrit arriti 35°, duke e bërë barin sintetik të fushës diçka të ngjashme me një pllakë pjekjeje, pasi nxehtësia e sipërfaqes u rrit në mënyrë të frikshme për shkak të thithjes dhe mbajtjes së saj (mund të arrijë madje 50°-70°).

Çfarë ndodhi?

Ndërprerjet nisën pothuajse menjëherë: kaluan vetëm tre minuta kur arbitri e ndali për herë të parë ndeshjen. Skena u përsërit pas dhjetë minutash: lojtarët nuk arrinin të vazhdonin për shkak të ndjesisë intensive të djegies në këmbë. Në atë pikë ata hoqën këpucët dhe lagën këmbët për të luftuar nxehtësinë e fortë që rrezatohej nga fusha. Në minutën e 18-të arbitri e ndërpreu sërish lojën për shkak të shqetësimit të një lojtari dhe pas gjysmë ore autorizoi një tjetër pauzë të shkurtër që futbollistët të freskonin këmbët, duke përdorur edhe kutitë e akullit pranë fushës. Pjesa e parë u mbyll 1-1 dhe në pushim ekipi i arbitrave dhe stafet teknike të të dy skuadrave diskutuan nëse ndeshja duhej pezulluar përfundimisht apo vazhduar. U vendos të vazhdohej dhe pjesa e dytë u luajt me ritme shumë të ulëta, me edhe dy gola të tjerë që fiksuan rezultatin përfundimtar në 2-2.

Plasin polemikat

Ngjarja ka rindezur debatin mbi përshtatshmërinë e ruajtjes së tapetit sintetik në futbollin e të rinjve brazilian. Në fund të vitit 2025, Federata Braziliane e Futbollit njoftoi pezullimin e autorizimit për sipërfaqe të reja sintetike në stadiumet e Serie A. Vendimi mori mbështetjen e Flamengos, i cili shprehu publikisht kënaqësinë e tij: “Fushat me bar sintetik nuk ofrojnë kushtet e duhura për futboll me performancë të lartë”. Nisma e CBF-së u motivua kryesisht nga shqetësimi për efektet e këtyre sipërfaqeve në shëndetin e lojtarëve dhe në aspektet teknike të ndeshjeve. Studime të ndryshme konfirmojnë “rreziqet për shëndetin, rritjen e numrit të dëmtimeve dhe probleme të tjera për shkak të kontaktit me materialin sintetik”.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI