Flash

Tërmeti godet Elbasanin

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka tronditur zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te qytetarët....

17:05

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

“Dhunim i pjesëve intime të kundërshtarit", pezullohet Clarke. Arbitri: “Mezi fliste”

Lapsi.al 15 January 2026
“Dhunim i pjesëve intime të kundërshtarit", pezullohet
Në Angli, orët e fundit është ngritur një stuhi e madhe për skandalin e shkaktuar nga pezullimi maksimal prej shtatë ndeshjesh i dhënë kapitenit të Swindon Town, Ollie Clarke. Pika që po shkakton shumë debat përtej Kanalit është motivimi në bazë të këtij dënimi të rëndë, pra sjellja tronditëse e mbajtur në fushë nga mesfushori anglez 33-vjeçar, karriera e të cilit nuk ka shkuar kurrë përtej League One, pra divizionit të tretë britanik (aktualisht Swindon luan në League Two, një kategori më poshtë). Në vendimin e lëshuar nga një komision i pavarur i Federatës Angleze të Futbollit lexohen fraza shumë të rënda, të mbështetura nga raporti i arbitrit: flitet për “pjesë intime” të dy futbollistëve të “shkelura”, deri në atë pikë sa njëri prej tyre “kishte vështirësi të fliste” kur, në gjendje “tronditjeje” të thellë, ia ka referuar gjithçka gjyqtarit në fund të ndeshjes.

Çfarë bëri Ollie Clarke ndaj dy kundërshtarëve: “Akt shumë shkelës”

Ngjarja e turpshme ndodhi gjatë ndeshjes së Carabao Cup që pa Swindon të luante në transfertë ndaj Cardiff më 12 gusht 2025 (fitore e skuadrës uellsiane 2-1). Clarke u shpall fajtor për “akt shumë shkelës” ndaj dy kundërshtarëve (emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë), një herë në minutën e 57-të dhe pastaj sërish në minutën e 94-të. Arbitri Elliot Bell tregoi se një nga viktimat iu afrua atij “dukshëm i tronditur” për të treguar çfarë kishte ndodhur. Gjithçka u shënua në të zezë mbi të bardhë nga gjyqtari anglez në raportin zyrtar të ndeshjes dhe Komisioni i Pavarur Rregullator i FA-së dëgjoi më pas edhe dëshminë e kapitenit të Swindon. Clarke i pranoi akuzat gjatë seancës, por deklaroi se të dy incidentet ishin të pavullnetshme, një pretendim i hedhur poshtë nga komisioni. Sipas komisionit, nuk kishte “asnjë shpjegim të besueshëm” për sjelljen e futbollistit. Zyrtarisht nuk është bërë i ditur gjesti i saktë i Clarke. Nga sa ka dalë, bëhet fjalë për përdorim të papërshtatshëm të gishtërinjve nga pas ndaj kundërshtarëve.

Raporti i arbitrit: “Një nga viktimat mezi fliste”

Lojtari ishte akuzuar për dy shkelje të FA Rule E3 (Sjellje e pahijshme): “Pretendohet se si në minutën 57 (Akuza 1) ashtu edhe në minutën 94 (Akuza 2) të ndeshjes, lojtari ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme dhe/ose ka përdorur sjellje të pahijshme ndaj dy kundërshtarëve të ndryshëm”. Në shtesë citohej edhe pjesa me impakt shumë të fortë emocional nga raporti i arbitrit: “Në fishkëllimën përfundimtare, (e hequr) i Cardiff erdhi tek unë dukshëm i tronditur, duke pohuar se Ollie Clarke i Swindon e kishte (e hequr)… ishte shumë i tronditur dhe kishte vështirësi të fliste”. Komisioni analizoi videot dhe dëshmitë, duke arritur në këto përfundime: “Sa i përket Akuzës 1, komisioni i konsideroi veprimet e lojtarit si një akt shumë shkelës (‘highly violating act’) dhe si lojë të pandershme të qëllimshme (‘intentional foul play’). Edhe nëse akti do të shihej si i pakujdesshëm, nuk do të meritonte asnjë lehtësim”. Për episodin e dytë, “komisioni konstatoi rrethanën rënduese se incidenti u përsërit 37 minuta pas të parit, në të njëjtën ndeshje. Komisioni nuk e pranon tezën e lojtarit se aktet nuk ishin të qëllimshme. Pranohet se nuk ekziston asnjë shpjegim i besueshëm për të prekur pjesët intime të një kundërshtari gjatë një ndeshjeje (sidomos me lojën e ndalur)”.

Vendimi i komisionit të pavarur të FA: Clarke dënohet rëndë

Vendimi përfundimtar që e gozhdon Clarke thotë: “Komisioni pajtohet se pahijshmëria e këtij veprimi kërkon një sanksion sportiv të menjëhershëm jo më pak se 6 ndeshje. Duke marrë parasysh rrethanat rënduese, komisioni përcakton se sanksioni proporcional është një pezullim prej 7 ndeshjesh dhe një gjobë e barabartë me një javë page”. Pra 2750 sterlina. Swindon Town e kundërshtoi vendimin, duke pretenduar se standardi i provës nuk ishte “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm” dhe se Clarke ka këmbëngulur gjithmonë në pafajësinë e tij (pra ka pranuar sjelljen, por vetëm si jo të qëllimshme). Megjithatë, Federata Angleze e Futbollit e ka konfirmuar pezullimin e rëndë.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI