Flash

Shteti merr sterilizimin/ PPP kthehet në shoqëri publike, me kosto si private

Lapsi.al 14 January 2026
Shteti merr sterilizimin/ PPP kthehet në shoqëri publike, me kosto si

Qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionare me kapital 100 për qind shtetëror për ofrimin e shërbimeve të integruara të sterilizimit në të gjitha spitalet publike të vendit, në një kohë kur kontrata aktuale e sterilizimit me PPP vijon të jetë nën akuza për korrupsion dhe abuzim me fondet publike.

Vendimi për krijimin e “Operatorit të Shërbimeve të integruara të Sterilizimit” SHA, i botuar në Fletoren Zyrtare, parashikon një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh nga buxheti i shtetit për vitin 2026 dhe transferimin pa pagesë të aseteve që i kalojnë shtetit pas përfundimit të kontratës koncesionare të nënshkruar në vitin 2015.

Krijimi i një shoqërie aksionare të veçantë për sterilizimin spitalor ka ngritur pikëpyetje serioze mbi arsyen pse një shërbim që historikisht ka qenë pjesë e rutinës bazë të spitaleve po nxirret jashtë tyre dhe po institucionalizohet si entitet më vete. Sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale konsiderohet një funksion thelbësor i çdo spitali publik, i lidhur drejtpërdrejt me sigurinë e pacientit dhe praktikën mjekësore të përditshme, dhe për dekada është realizuar nga struktura të brendshme spitalore pa nevojën e një operatori të veçantë juridik.

Në shumicën e vendeve me sisteme të zhvilluara të kujdesit shëndetësor, sterilizimi është pjesë integrale e funksionit të spitalit vetë, dhe jo një shërbim i jashtëm me kontrata koncesionare apo operatorë të veçantë juridikë. Ky proces merret nën përgjegjësinë e Central Sterile Services Department (CSSD), i njohur edhe si Sterile Processing Department, brenda çdo spitali apo qendre shëndetësore. CSSD është një njësi funksionale brenda strukturës spitalore që merret me pastrimin, dezinfektimin, kontrollin, paketimin dhe sterilizimin e instrumenteve të ripërdorshme mjekësore dhe kirurgjikale për përdorim të mëtejshëm në sallat e operacionit apo njësi të tjera klinike. Ky model është përdorur gjerësisht në vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azi-Pacifik, dhe konsiderohet standard ndërkombëtar për sigurimin e sigurisë së pacientit dhe parandalimin e infeksioneve spitalore.

Por qeveria jonë do të aplikojë modele të komplikuara për shërbime dytësore në një kohë që spitale mungojnë barnat dhe terapitë inovative.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë Shoqëria e re shtetërore do të marrë përsipër të gjithë zinxhirin e shërbimeve të sterilizimit, nga furnizimi me instrumente kirurgjikale sterile dhe materiale njëpërdorimëshe, deri te menaxhimi i Stacionit Qendror të Sterilizimit në QSUT, trajtimi i mbetjeve spitalore me rrezik biologjik dhe digjitalizimi i procesit. Të gjitha tarifat e këtyre shërbimeve do të arkëtohen nga vetë shoqëria, e cila do të financohet nga të ardhurat e saj dhe burime të tjera të ligjshme, duke ruajtur formalisht karakterin e shërbimit publik.

Mbetet e paqartë nëse ky hap përfaqëson një ndarje reale nga modeli i kritikuar i koncesioneve apo thjesht një riformatim institucional që nuk adreson përgjegjësitë për abuzimet e së shkuarës.

Vendimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama dhe ngarkon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale me zbatimin e tij, ndërsa injektimi i kapitalit fillestar do të kryhet menjëherë pas regjistrimit të shoqërisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Kontratat e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale dhe të dializës, të dyja të nënshkruara në vitin 2016 me afat dhjetëvjeçar, kanë qenë ndër më të kushtueshmet për buxhetin e shëndetësisë. Afati i tyre përfundon këtë vit. Kontrata e sterilizimit, në veçanti, është shoqëruar me akuza për fryrje të kostove, pagesa të pajustifikuara dhe procedura të dyshimta prokurimi që kanë përfshirë edhe hetime nga SPAK.

Nga viti 2017 deri në vitin 2026 kosto reale për sterilizimin ka arritur mbi 15,3 miliardë lekë,, ose rreth 53% më shumë sesa ishte parashikuar në kontratën fillestare prej 10 miliardë lekësh./Monitor.al

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 14 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

07:58

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI