Flash

Shtëpia e Bardhë pyet Groenlandën: Kë do zgjedhësh, SHBA, Kinën apo Rusinë?

Lapsi.al 14 January 2026
Shtëpia e Bardhë pyet Groenlandën: Kë do zgjedhësh,

Nuk janë vetëm deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump që lënë të kuptohet se Groenlanda, herët a vonë, mund të kalojë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara. Siç raportojnë mediat e huaja, edhe vetë Shtëpia e Bardhë ka ushqyer klimën në favor të marrjes së territorit danez, përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili ka ngjallur reagime dhe debate.

Në qendër të mesazhit vihet dilema e 57 mijë banorëve të Groenlandës, të cilët thirren të vendosin për të ardhmen e tyre. Në një ilustrim, që dyshohet se është krijuar me inteligjencë artificiale, shfaqen dy slitë qensh të vendosura përpara një udhëkryqi.

Njëra rrugë të çon drejt Shtëpisë së Bardhë dhe “diellit”, ndërsa tjetra drejt një stuhie që simbolizon Kinën dhe Rusinë, dy vende që, sipas Trump, përbëjnë kërcënim për Groenlandën. Mesazhi i drejtpërdrejtë i postimit është: “Groenlandez, cilën rrugë do të zgjedhësh?”.

Shtëpia e Bardhë, sipas kritikëve injoron sondazhet e zhvilluara në Groenlandë, të cilat tregojnë se shumica e qytetarëve dëshirojnë pavarësinë, por jo perspektivën për t’u bërë shteti i 51-të i SHBA-ve.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI