Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kthehet kampionati: Egnatia rrezikon kreun në Shkodër, Tirana luan sezonin në Ballsh

Lapsi.al 14 January 2026
Kthehet kampionati: Egnatia rrezikon kreun në Shkodër, Tirana luan

Vit i Ri, fat i ri, ose të paktën kështu shpresojnë disa nga skuadrat e Abissnet Superiores që e kanë patur jetën të vështirë në vitin që lamë pas. E pas shijes në 1/8 e Kupës së Shqipërisë të shtunën, radhën e ka kampionati që luan javën e 19 të mërkurën e të enjten, me të gjitha skuadrat që ndezin motorët për gjysmën e mbetur të sezonit. Sfida që mund të ndryshojnë në fakt si kreun e klasifikimit, ashtu edhe të japin mesazhet që më së shumti i presin në Vlorë e Tiranë, spondin bardheblu të kryeqytetit.

Njerëzit e Nuhiut nuk është se treguan atë që pritej, me një kualifikim të vuajtur ndaj Skënderbeut, por me një Xhixha më shumë e një Ernest edhe me më shumë minuta, gjërat mund të duken ndryshe në një ndeshje vendimtare në Ballsh. 8 pikë janë që tani e nëse Tirana humbet, distanca me zonën e shpëtimit kthehet në abis.

Më pak dramatike, por aq fondamentale është situata e Flamurtarit, që 4 ditë pas humbjes në Elbasan Arena, viziton Elbasanin tani për kampionat për të mos humbur kontaktet edhe më shumë me Bylis e Vorën. Gvozdenovic kërkon fitoren e 4 sezonale me kuqezinjtë, me veshët nga Loro Borici, ku Vllaznia e rigjeneruar nga dy fitore radhazi mes kampionatit e Kupës, duhet të kthejë bindjen në Shkodër përballë Egnatias kryesuese. Nën pushtetin e merkatos, Tetova është në ankth të mësojë cilët lojtarë do të ketë e për sa kohë, por ai që rrezikon më shumë është Martini dhe, jo të humbasë lojtarë, por shumë më tepër.

Lexo më tej: Derbi i kryeqytetit në Kupën e Shqipërisë: shorti “dënon” Tiranën, buzëqesh Vllaznia

Teuta, pas provës bindëse në Kupë, pret një konfirmim ndaj Dinamos së fortë me Dobin që po sheh skuadrën të dobësohet në kohën kur pret përforcime. Dicka e ngjashme e përjetuar edhe nga Daja, që i ka dhënë lamtumirën Karambës, por që insiston ta mbajë veten te pretendentët kryesore, mundësisht duke parakaluar edhe Elbasanin, deri sa të shohë sulmuesin e shpresuar të mbërrijë në Arbanë. Partizani do të inaugurojë stadiumin e ri të Vorës, në tentativë të reduktimit të atij 5 pikëshi që e ndan nga zona e Final 4. Një stadium euforik për të mirëpritur lojtarët e Bellait për herë të parë, që kushedi, ndoshta i ka bërë pishman të kuqtë që nuk luajtën në fushë asnjëanëse dhe pranuan propozimin e vorakëve për të ndryshuar kalendarin në fazën e dytë.

SUPERIORE, JAVA 19

14 janar

Bylis – Tirana, ora 13:30

Vllaznia – Egnatia, ora 17:00

Elbasani – Flamurtari, ora 17:00

15 janar

Partizani – Vora, ora 13:30 (Stadiumi “KF Vora”)

Teuta – Dinamo, ora 17:00

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI