Flash

Humb jetën 45-vjeçari në Levan teksa ishte duke punuar tokën

Lapsi.al 14 January 2026
Humb jetën 45-vjeçari në Levan teksa ishte duke punuar

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa ishte duke punuar tokën në zonën e Levanit, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës.

Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, 45-vjeçari nuk ka mundur të mbahet në jetë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të këshilluara

Fatmir Mediu paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Mbrojtjes është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, ai ka refuzuar të prenoncohet për medi...

09:30

Këmbimi valutor, 14 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

07:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI