Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Flamurtari ndal Elbasanin, mbyllet 1-1 në “Elbasan Arena”

Lapsi.al 14 January 2026
Flamurtari ndal Elbasanin, mbyllet 1-1 në “Elbasan Arena”

Flamurtari ka ndalur Elbasanin në javën e 19-të të Superiores. Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” u mbyll me rezultatin 1-1.

Elbasani dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes. Verdheblutë kontrolluan lojën dhe krijuan raste. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 73-të. Diallo shënoi saktë nga pika e penalltisë.

Flamurtari reagoi në minutat e fundit. Oshafi barazoi shifrat dhe shtangu vendasit. Pas golit, ekipi vlonjat rrezikoi edhe përmbysjen.

Pas 19 javësh, Elbasani renditet në vendin e dytë. Verdheblutë kanë 3 pikë më pak se Egnatia kryesuese. Flamurtari mban vendin e parafundit. Vlonjatët janë 4 pikë larg Vorës, skuadër jashtë zonës së ftohtë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI