Flash

Arrihet marrëveshja për komitetin prej 15 anëtarësh që do të qeverisë Gazën

Lapsi.al 14 January 2026
Arrihet marrëveshja për komitetin prej 15 anëtarësh që

Qeveria egjiptiane njoftoi sot se është arritur një marrëveshje lidhur me emrat e anëtarëve të komisionit teknokratik palestinez prej 15 vetash, i cili do të marrë përsipër administrimin e Rripit të Gazës, në kuadër të planit paqësor të presidentit amerikan Donald Trump.

“Shpresojmë që pas kësaj marrëveshjeje, së shpejti të shpallet zyrtarisht përbërja e komisionit dhe më pas ai të vendoset në Rripin e Gazës për të menaxhuar jetën e përditshme dhe shërbimet bazë”, deklaroi ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelaty, pas bisedimeve të zhvilluara në Kajro për këtë çështje.

Abdelaty theksoi se, pavarësisht krijimit të këtij organi të ri teknokratik që do të administrojë Gazën për një periudhë kalimtare, Egjipti nuk do të lejojë ndarjen politike të Rripit të Gazës nga Bregu Perëndimor, duke nënvizuar rëndësinë e zgjidhjes me dy shtete.

Ministri i Jashtëm egjiptian shprehu gjithashtu shpresën se së shpejti do të bëhen publikë emrat e 15 anëtarëve dhe do të nisë faza e dytë e planit paqësor të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Gazën.

Sipas informacioneve, disa nga anëtarët e komisionit ndodhen aktualisht në Gaza, ndërsa të tjerë jashtë Rripit. Gazeta izraelite Haaretz raporton se komisioni fillimisht do të ketë selinë në Kajro, megjithëse kjo ka të ngjarë të kërkojë nga Izraeli rihapjen e pikës kufitare të Rafahut.

Ende nuk është e qartë se kur komisioni do të mund të nisë funksionimin, pasi Shtetet e Bashkuara vazhdojnë përpjekjet për të siguruar fondet e nevojshme për këtë nismë, me sukses të kufizuar deri tani.

Sipas mediave izraelite, komisioni do të drejtohet nga Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Transportit i Autoritetit Palestinez.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI