Flash

Arrest 8 personave pas arratisjes së Ndocit/ Zyrtari i policisë dhe kryeinfermieri

Lapsi.al 14 January 2026
Arrest 8 personave pas arratisjes së Ndocit/ Zyrtari i policisë dhe

Zbardhen emrat e personave të arrestuar pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit nga spitali rajonal i Durrësit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë, teksa ai bashkë me disa të burgosur të tjerë kishte shkuar për një vizitë mjekësore.

Bëhet me dije se në kuadër të hetimeve janë vënë në pranga gjithsej tetë persona, mes tyre efektivë policie dhe staf shëndetësor, të dyshuar për shpërdorim detyre.

Të arrestuarit janë: Aulon Çuko, kryeinfermier në spitalin e Durrësit, Desdemon Pazaj, zëvendësshef i Policisë dhe pesë efektivë policie që shoqëronin të burgosurit, Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baci, Aranit Çela. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një grua, e identifikuar si Violeta Uka, e cila është punonjëse e burgut të Durrësit.

Altin Ndoci arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ai vrapoi mes automjeteve në parkimin e spitalit dhe më pas u zhduk pas një ndërtese, ku dyshohet se e priste një automjet me të cilin u arratis.

Të këshilluara

Fatmir Mediu paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Mbrojtjes është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, ai ka refuzuar të prenoncohet për medi...

09:30

Këmbimi valutor, 14 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

07:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI