Flash

Arrestohet 21-vjeçari shqiptar që trafikonte lëndë nąrkotike në Itali

Lapsi.al 13 January 2026
Arrestohet 21-vjeçari shqiptar që trafikonte lëndë

Policia italiane finalizoi një operacion antidroge, që çoi në arrestimin e një 21-vjeçari shqiptar. Sipas mediave të huaja, kontrolli u zhvillua gjatë natës në Chiusa, përgjatë autostradës SS12, pranë Piazza Fraghes.

Oficerët ndaluan një MG3 që mbante një burrë shqiptar, sjellja veçanërisht nervoze e të cilit ngjalli dyshime. Një kontroll i mëvonshëm i personit dhe automjetit të tij zbuloi dy pako që përmbanin gjithsej afërsisht 200 gram kokainë.

Mediat italine shkruajnë se, kontrollet vazhduan më pas në strehimin e përkohshëm të të riut, një vendbanim në Naz-Sciaves , ku u sekuestruan një peshore precize dhe dy thika me gjurmë të qarta të një substance të bardhë, me sa duket e përdorur për paketimin e dozave.

Droga, materiali i gjetur dhe automjeti i përdorur për transport u sekuestruan dhe u vunë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Substanca narkotike u dërgua në Laboratorin e Analizës së Narkotikëve në Bolzano për analiza rutinë. 21-vjeçari u arrestua në flagrancë për posedim droge me qëllim tregtie dhe u transferua në burgun e Bolzanos.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI